Mandapa e Pesë Pandavëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tempujt e pesë Pandavëve)
Shpella Pandava, 1860

Mandapa e Pesë Pandavëve ose Mandapa Pançapandava (e njohur edhe si Tempulli Shpellor i Pançapandavëve, Tempulli i Pesë Pandavëve) është një monument në Mahabalipuram, në bregun e Koromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kançipuram të shtetit indian Tamil Nadu. Mandapa (tempulli shpellor i skalitur në shkëmb) është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram.[1] Është tempulli më i madh shpellor në Mahabalipuram. Është një shembull i Arkitekturës shkëmbore që daton nga fundi i shekullit të VII. Tempulli është një nga dëshmitë më të bukura të Vishvakarma Sthapathit të lashtë, e arkitekturës shpellore të skalitur në shkëmb, nga shumë shpella të tilla të quajtura po ashtu mandapa. Si pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, tempulli është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.[2]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mandapa Pançapandava ose Tempulli shpellor i Pesë Pandavëve, është pranë relievit në qiell të hapur Zbritja e Gangut, në Mahabalipuram.[3] Është e vendosur në majë të një kodre bashkë me shpella të tjera në Mahabalipuram, në brengun e Koromandelit në gjirin e Bengalit në Oqeanin Indian. Është afërsisht 58 km nga qyteti i Çenait (më parë i njohur si Madras) dhe rreth 32 km nga Çingelpeti.[4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolonat e verandës, që kanë baza luanësh janë tipike të stilit arkitekturor Pallava. Nga veçoritë arkitekturore të skalitura në shpellë është hamendësuar se ky stil mund ti atribuohet periudhës së Narasimhavarmanit I Mamalla deri në periudhën e Narasimhavarmanit II Raxhasimha gjatë mesit të shekullit të VII.[3][5] Është një nga dhjetë tempujt e rëndësishëm shpellor të krijuar nga dinastia Pallava në Mahabalipuram.

Pamje e përgjithshme e hyrjes së Mandapas Pançapandava, 1885

Planimetria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli në shpellë është i pambaruar dhe hyrja është e drejtuar nga lindja. Tempulli ka shpellën më të gjatë, 15 m e gjatë, mes Tempujve shpellorë në Mahabalipuram. Gjatësia e hapur është treguese e krijimit të një kalimi cirkumambulator brenda shpellës për të ecur rreth shenjtërores kryesore.[3]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja për në shpellë ka kolona të vendosura mbi luanë të ulur, që janë tipike të stilit arkitekturor Pallava të Arkitekturës shkëmbore.[5] Në façatën ballore të shpellës janë gjashtë kolona mbi baza luanësh, përveç dy gjysëm-kolonave në të dy skajet që kufizohen me shkëmbin. Në krahasim me shpellat e tjera paraqet një përmirësim në planimetri dhe elementet arkitekturorë që janë skalitur në shpellë. Njëri është kalimi cirkumambulator rreth tempujve të rregullt strukturor të Indisë së jugut dhe një tjetër veçori është pajisja e kllapave me luanë karjatidë mbi kolonat që formojnë façatën; secili karjatid konsiston në tre luanë, njëri i drejtuar ballas dhe dy të tjerët anash pa një luan mbrapa.[3] Kllapat sipër kapiteleve të kolonave kanë dekorime me grifonë gjithashtu edhe me kalërues njerëzor, përveç luanëve. Kolonat dhe gjysmë-kolonat me bazë Ijala janë skalitur mbi një pllakë të ulët pitha, katrore.[6] Brenda shpellës, është një dhomë e gjatë me një radhë të dytë prej katër kolonash dhe dy gjysmë-kolonash. Në pjesën e mbrapme të kësaj verande të dytë është një dhomë e vogël e skalitur në një formë tetëkëndore me dy nike anash; nga kjo është supozuar se qëllimi fillestar ishte të skalitej kjo dhomë në një plan katror dhe të bëhej një kalim mbrapa saj për korridorin cirkumambulator. Në qendër është skalitur vetëm në dhomë e vogël, që ka mbetur e bashkangjitur me shkëmbin kryesor. Në hyrje, korniza e lakuar ka një seri prej katër faltoresh qendrore të dala. Çatitë me kupola të faltoreve janë skalitur me harqe patkonj kudu dhe çdo faltore bujt një tjetër faltore më të vogël. Nikja poshtë kudu-së ka një hyjni të skalitur. Janë skalitur gjithasht edhe luanë me pamje tmerruese.[3] Në njërën nga faqe të kësaj shpelle janë dy relieve të skalitur në mur; njëri është i Krishnas duke ngritur kodrën Govardhana për të mbrojtur lopët dhe gopit nga shirat dhe përmbytjet e krijuara për shkak të zemërimit të Indras,që është quajtur Govardhanadhara dhe relieve të tjera që paraqesin prapë Krishna-n të njohur si Krishna duddhadhari.[7]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). World Heritage Convention. Marrë më 24 shkurt 2013.
  2. ^ "UNESCO Site 249 – Group of Monuments at Mahabalipuram" (PDF) (në anglisht). UNESCO World Heritage Site. 15 tetor 1983. Marrë më 18 maj 2009.
  3. ^ a b c d e "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part II". Pancha-Pandava Mandapa (në anglisht). Puratattva.in. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2012. Marrë më 23 qershor 2016.
  4. ^ P.V. Jagadisa Ayyar (1982). South Indian Shrines: Illustrated (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 157–. ISBN 978-81-206-0151-2. Marrë më 7 shkurt 2013.
  5. ^ a b "General view of the entrance to the Pancha Pandava Mandapa, Mahabalipuram" (në anglisht). British Library. Marrë më 25 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
  6. ^ "World Heritage Sites – Mahabalipuram – Cave Temples". Pandava Caves (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
  7. ^ Ananda K. Coomaraswamy (2003). History of Indian and Indonesian Art 1927 (në anglisht). Kessinger Publishing. fq. 102–. ISBN 978-0-7661-5801-6. Marrë më 7 shkurt 2013.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]