Jump to content

Turhan Mato

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dëshmor në Luftën e Dytë Botërore.

Turhani, pasi u plagos rëndë nga një predhë mortaje naziste, 15 mokrarë e transportuan në krahë për pesë ditë e netë rresht në tabutin e xhamisë, derisa e dorëzuan në spitalin partizan të Vlushës,Skrapar. Aty e mjekoi edhe një skraparlli, [1]

Ditari i Turhanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E shtunë, 5 shkurt 1944 …U gdhimë në Sheper. … Koha u prish. E gjithë nata shkoi me shi. Vazhdon të bjerë akoma. Mbartim malin e Dhembelit përpjetë. Era e suferina binte e paprerë, na preu. Bora e përzier me suferinë nga ana tjetër na preu fytyrën. E kaluam nëpër borë Qafën e Dhembelit. Bora ka kaluar më se gjysëm metro në këtë qafë. Kafshët e mortajës hiqen nëpër zvarrë nëpër dëborë me pahir. Bora ka zënë njëra-tjetrën. Ka ngrirë nga të ftohtit e është bërë akull. Kafshët shkisnin e bëheshin copa. Na u rrëzuan 3-4 herë megjithse i mbanim për bishti. Na dolli me pak fjalë edhe sisa e nënës. Duart, këmbët na ngrinë, ujët na përshkonte trupin por ç’të bëjmë? Do t’i kalojmë të gjitha këto çaste të vështira të shkaktuara prej fashizmit. E përshkuam dhe Qafën e Dhembelit me shpirt ndër dhëmbë për të cilën s’ma merrte mendja fare për të shkuar në këto shkrepa por që lufta na shpuri atje tek s’e mendonim kurrë. [2]

Ditari i Turhanit https://web.archive.org/web/20160305072958/http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1998

Ana familjare http://dilavershkurti.webnode.com/per-turhanin-vellain-tim-te-madh/

  1. ^ http://poradeci.com/portal/Portals/0/nositi/pdf/462.pdf[lidhje e vdekur]
  2. ^ https://web.archive.org/web/20160305072958/http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1998