Turku i Madh
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Turk i Madh (maqedonisht: ish: Голем Турчин/Golem Turčin, sot: Титов Врв/Titov Vrv) edhe Sharr (Шар/Šar)[1] – maja më e lartë e Malit Sharr dhe maja e dytë më e lartë në Maqedoni (pas Korabit). Lartësia e saj është 2747 m. Kjo majë gjendet në masivin e Rudokës. Nën majë, në anën jugore buron lumi i Bogovinës, ndërsa në anën veriore – lumi Pena.
emërtimi i maleve të sharrit (sharr)e ka origjinën nga fjala sharrë, sepse në anën perëndimore të maleve duken majat njëra pas tjetrës në formën e dhëmbëve të sharrës
Në përgjithësi për majën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo majë është maja më e lartë e Sharrit dhe e dyta për nga lartësia në Maqedoni. Siç u përmend më lartë, ajo është e lartë 2747 metra. Gjendet në pjesën e mesme të malit, në pjesën e tij më të lartë, ku gjenden të tri majat e malit që janë më të larta se 2700 metra. Vetë Turku i Madh është majë e thepisur, e gjerë rreth 9 metra, ndërsa në majën e saj, siç është e njohur, është e ndërtuar një kullë mali. Sipas të dhënave jozyrtare, shtegu i Vakufit që fillon prej Malit Sharr dhe përfundon në majën Turku i Madh është e gjatë 15–17 km, ndërsa ngjitja nëpër këtë shteg zgjatë 4-5 orë. Ndjenja është e jashtëzakonshme atëherë kur pas 4 orëve të ecjes së mundimshme, shihet maja, më së shumti identifikohet me kullën. Pikërisht atëherë kur mendoni se i jeni afruar majës, ju keni edhe 60 minuta ecje. Sipas shumë njerëzve, këto janë minutat më të vështira, si në aspektin fizik (terreni këtu është i thepisur dhe më i vështirë), ashtu edhe në aspektin psikik për shkak të iluzionit se kulla është afër, por prapë ajo është larg, por njashtu këtu hynë edhe ndjenja e lodhshme e padurueshmërisë. Për këto 4-5 orë ngjitje, është interesant fakti se nuk do të shihni gjurmë të civilizimit. Do të jeni të rrethuar me kullosa të pafundme me shumë bar, ndërsa në disa vende do të vëreni ndonjë “lug bore” – ashtu siç i quajnë alpinistët vendet nëpër të cilat bora lufton edhe gjatë verës me diellin.
Prejardhja dhe historia e emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendi ku gjendet maja është në brendësi të masivit të Sharrit. Rreth tij gjenden edhe 2 maja me lartësi më të vogël, edhe atë Turku i Vogël 2702 m. dhe Bagërdani me 2700 metra. Emri origjinal dhe i vërtetë, njëherësh edhe emri më i vjetër për këtë majë është Sharr, prej të cilit i gjithë masivi malor e ka marrë emrin Mali Sharr. Fillimisht, maja është quajtur Sharr nëpër shumë vepra dhe harta të vjetra, në mesin e të cilave edhe libri “Materiale pas studimit të Maqedonisë” nga revolucionari maqedonas Gjorçe Petrov, i cili kishte shkruar se maja quhet ashtu nga banorët vendas, ndërsa sipas kësaj është emërtuar i gjithë mali. Gjatë sundimit të turqve, maja në mes e merr emrin Turku ose Mali i Turkut, kurse dy majat tjera i marrin emrat që i kanë edhe sot, pra Turku i Vogël dhe Bagërdan. Gjatë sundimit osman, ishte praktikë e shpeshtë që majat më të larta të emërtohen për nder të sulltanit (siç është rasi me Osogovën dhe me shumë male tjera), kurse kjo vazhdoi që të praktikohet edhe nga pushtetet tjera që vinin dhe të cilët i emërtonin majat sipas prijësve të tyre – carëve dhe kryetarëve. Kështu, emri i majës mbetet Turku gjer në vitin 1934 kur në muajin tetor u emërtua në maja e Aleksandrit, për nder të mbretit serb Aleksandri I Karagjorgjeviç. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, maja e merr emrin e saj të vjetër Turku ose Turku i Madh. Kështu, gjer më 21 prill të vitit 1953 kur me vendimin e Kuvendit të Republikës Popullore të Maqedonisë, maja e merr emrin e sotëm në maqedonisht si Titov Vrv, domethënë maja e Titos.[2]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.tetovo.gov.mk/docs/510149eb_Shetitje_ne_malet_e_Sharrit.pdf. faqe 29
- ^ http://www.igeografija.mk/Portal/?p=1101