Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Adresa: 117198, Moscow Miklukho-Maklaya str. 6
Tel.: +7 (495) 434 5300 FAX: +7 (495) 433 1511
Web-Site: http://www.rudn.ru]]
Universiteti i Miqësisë së Popujve (rusisht: Российский университет дружбы народов, РУДН) u themelua në 5 shkurt 1960, me vendim të Qeverisë së Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste (BRSS). Në 22 shkurt 1961, Universitetit i'u dha emri i Patris Lumumbës, një ndër simbolet e luftës së popujve të Afrikës për pavarësi.
Në 5 shkurt 1992, me vendim të Qeverisë së Rusisë, Universiteti u emërtua Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve (Российский Университет дружбы народов). Themeluese e këtij Universiteti është Qeveria e Federatës Ruse.
Prej vitit 2005, Rektori i Universitetit Rus të Miqësisë së Popujve është Vladimir M. Filipov, Doktor i Shkencave të Matematikës dhe Fizikës, Profesor, anëtar i Akademisë Ruse të Arsimit, si dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Atestimit në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës së Federatës Ruse.
Në ditët e sotme, Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve është një ndër qendrat e mirënjohura të arsimit të lartë. Çdo vit në të ndjekin arsimin e lartë studentë nga 140 vende të botës. Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve ka një strukturë me profile të shumëllojshme të fakulteteve dhe disiplinave studimore, çfarë është karakteristike për universitetet klasike në botë. Më shumë se 70 000 të diplomuar në këtë universitet, me grada shkencore doktorë e profesorë, punojnë në më shumë se 170 vende. Përgatitja e specialistëve realizohet në 62 degë dhe disiplina studimore.
Mësimdhënia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakultetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fakulteti Agrar
- Fakulteti i Inxhinierisë
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fizikës dhe Matematikës
- Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Sociale
- Fakulteti Filologjik
- Fakulteti i Gjuhës Ruse dhe Disiplinave të Përgjithshme Arsimore
- Fakulteti Ekologjik
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti Juridik
Institutet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Instituti i Hotelerisë dhe Turizmit
- Instituti i Programeve Ndërkombëtare
- Instituti i Gjuhëve të Huaja
- Instituti i Ekonomisë Botërore dhe Biznesit
- Instituti Arsimor-Shkencor i Gravitetit dhe Kozmologjisë
- Instituti i Problemeve Mjekësore-Biologjike
- Instituti i Analizës Sistemike dhe i Administrimit në Arsimin Profesional
Kërkimi shkencor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si një qendër e madhe shkencore, në Universitetin Rus të Miqësisë së Popujve, aktualisht studiojnë rreth 27 mijë studentë. Në këtë universitet punon një kolektiv i përbërë nga 4500 bashkëpunëtorë, prej tyre 2826 pedagogë të një kualifikimi të lartë. Prej tyre, rreth 600 janë profesorë dhe doktorë shkencash, më shumë se 1300 janë me titujt shkencorë docent dhe kandidat i shkencave. Ndër pedagogët e Universitetit Rus të Miqësisë së Popujve, 16 prej tyre janë akademikë, apo pjesëtar-korrespondentë të Akademisë Ruse të Shkencave dhe akademive të tjera shtetërore. 26 pedagogë të Universitetit Rus të Miqësisë së Popujve janë faktikisht anëtarë të akademive dhe shoqatave shkencore të shteteve të ndryshme.
Lidhjet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve gëzon lidhje të gjera e të konsoliduara ndërkombëtare si me institucione të tjera të arsimit të lartë, ashtu dhe me organizata ndërkombëtare. Ky Universitet është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Universiteteve, anëtar i Shoqatës Euro-Aziatike të Universiteteve dhe bashkëpunon me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, Shoqatën e Universiteteve të Kryeqyteteve të Evropës, Shoqatën Ndërkombëtare Evropiane të Arsimit të Lartë, si dhe merr pjesë në programet dhe forumet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), UNESCO-s, Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe ndërqeveritare. Universiteti Rus i Miqësisë së Popujve është një ndër themeluesit e rrjetit të bashkëpunimit mes universiteteve të Evropës dhe Azisë qendrore, të rrjetit akademik të universiteteve të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore, etj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Official website
- Official Students Forum Arkivuar 25 maj 2013 tek Wayback Machine