Universiteti POLIS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Universiteti Polis
Universiteti Polis
Stema e Universitetit Polis

Themeluar: 2006
Tipi: Privat. Nivele studimi: Baçelor, Master
Rektor: Dr. Besnik Aliaj
Fakultet: 50 vete
Studentë: 1000
Kampusi: Kashar (Autostrada Tirane-Durres, prane QTU-se)
Website: www.universitetipolis.edu.al

Universiteti Polis eshte universitet privat ne Tirane.

Polis u themelua ne vitin 2006 dhe u akreditua ne vitin 2009. Ofron arsimim ne fushen e arkitektures, urbanistikes, planifikimit urban, artit, dezainit, shkencave mjedisore, dhe modelimit. Është vazhdimesi dhe zgjerim i organizatës “Co-Plan Instituti për Zhvillimin e Habitatit]]” ngritur në vitin 1995, nje strukture jofitimprurese qe ka qene prijese e kerkimeve dhe praktikes ne terren per planifikimin urban dhe arkitekturen ne Shqipëri dhe Kosove. Universiteti POLIS operon me sistemin e Bolonjes dhe ofron diploma Msc, sipas sistemit te integruar 5-vjecar, dhe diploma Baçelor dhe Master sipas sistemit 3+2 vjecar. Dy gjuhet zyrtare jane shqipja dhe anglishtja.

Polis ka nenshkruar marreveshje bashkepunimi me University of Darmstad,(Gjermani), University of Trieste ,(Itali), dhe IHS/Erasmus University, (Roterdam, Hollande). Nje e treta e pedagogeve te Universitetit Polis vijne nga vende te tjera si Franca, Austria, Hollonada, Italia, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Greqia, Turqia, Amerika, etj. Po ashtu, kryhet shkembim pedagogesh me IUAV University of Venice (Italy), NTUA Athine, Greqi, Universities of Bari,Itali, University of Ancona, Itali, Bilgi, Stamboll, Turqi, TAMU (Texas, USA), dhe American University ne Kosove.