Ushtria zvicerane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ushtria zvicerane (gjermanisht Schweizer Armee, frëngjisht Armée suisse, italisht Esercito svizzero, retoromanisht Armada svizra) është forca e armatosur e Zvicrës. Përbëhet nga forcat tokësore dhe forcat ajrore; ndërsa marinë nuk ka, sepse është shtet kontinental. Kryetari i ushtrisë është prej datës 01.03.2009 André Blattmann. Ministri i Mbrojtjes është që nga 01.01.2009 Ueli Maurer nga Partia Popullore Zviceriane.

Shifrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushtria zvicerane ka 188.433 ushtarë aktiv dhe 14.422 rezervistë. Afërsisht 3,898 miliardë franka shpërndan shteti zvicerian nga buxheti i asaj për sigurimin shtetëror. Domethënë rreth një përqind nga produkti i brendshëm bruto.

Detyrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Ushtria i ka këto detyra:

  • evitimin nga lufta dhe mbajtjen e paqes.
  • mbrojtjen e Zvicrës dhe sigurimin e popullit.
  • nxitjen e paqes në mbarë botën.
  • në kërcënime të rrënda të sigurisë së brëndshme të kryej obligimet dhe në kalimin sa më të mirë të situatave katastrofike brenda dhe jashtë shtetit duke ndihmuar autoriteteve vendase, nëse ato vetë nuk mund t'i përballin dot.

Zvicra nuk është anëtare e NATO-së, duke iu referuar neutralitetit të saj. Por që nga viti 1999 Zvicra përmban me misionin e saj Swisscoy 220 ushtarë në Kosovë për t'i ndihmuar KFOR-it, dhe që nga vjeshta 2004 25 ushtarë në Bosnjë dhe Hercegovinë për misionin EUFORBashkimit Europian.

Rekrutimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekrutimi zgjat 18 ose 21 javë. Ajo ndahet në tre faza: 1. Arsimi fillor i përgjithshëm, 2. Arsimi fillor funksional dhe 3. Arsimi shoqëror.

Weblinqet[redakto | redakto tekstin burimor]