Vladimir Zhirinovsky

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Vladimir Zhirinovsky

Vladimir Zhirinovsky (rusisht: Влади́мир Во́льфович Жирино́вский, shqipërimi: Vladimir Volfoviç Zhirinovski; lind më 25 prill të vitit 1946 në Alma-Ata) është kandidati presidencial i Partisë Liberal Demokratike të Federatës Ruse (LDPR) dhe aktualisht zëvëndës kryetar i Dumës ruse.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Ishte fëmija i gjashtë në familje. Pas mbarimit të shkollës së mesme u nis në Moskë për të vazhduar studimet në Institutin e Gjuhëve Orientale të Universitetit Shtetëror të Moskës (MGU). Në prill të vitit 1967 i dërgoi një letër Leonid Brezhnjev-it, në të cilën parashtroi pikëpamjet e tij lidhur me nevojën për reforma, në veçanti, në sferën e arsimit dhe bujqësisë. Menjëherë pas kësaj atë e ftuan në Komitetin e Moskës të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (KPSS) dhe i shpjeguan se propozimet e tij janë “jorealiste për arsye financiare dhe disa të tjera politike”.

Pas diplomimit në vitet 1970-1972 ka shërbyer në ushtri si oficer shtabi në Qarkun Ushtarak Transkaukazian.

Në periudhën e viteve 1972-1975 ka punuar në Komitetin Sovjetik për Mbrojtjen e Paqes, në vitet 1975-1977 në shkollën e Lartë të Lëvizjes Sindikale. Nga viti 1977 e deri në vitin 1983 ka qenë bashkëpunëtor i Kolegjiumit të ligjit të huaj (Iniurcolleguia) të Ministrisë së Drejtësisë të Bashkimit Sovjetik. Në periudhën e viteve 1983-1990 ka kryesuar Departamentin ligjor të Shtëpisë Botuese “Mir”.

Në vitin 1988 Vladimir Zhirinovski ka marrë pjesë aktivisht në mbledhjet e organizatave shoqërore, të cilat filluan të lindin në masë gjatë periudhës së Perestrojkës.

Në pranverën e vitit 1988 u përfshi aktivisht në seminaret “Paqja dhe të Drejtat e Njeriut”, që organizoheshin në Komitetin Sovjetik për Mbrojtjen e Paqes. Pikërisht atëhere ai ra në sy dhe fitoi namin e oratorit.

Në vitin 1991 Vladimir Zhirinovski regjistroi në Ministrinë e Drejtësisë Partinë Liberal Demokratike të Bashkimit Sovjetik (pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (BRSS) ajo u quajt Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR). Në të njëjtin vit Vladimir Zhirinovski mbështeti të ashtuquajturin GKÇP - Komiteti Shtetëror për Situatën e Jashtëzakonshme, doli kundër Marrëveshjeve të Belovezh-it (Bialowieza), të arritura midis Boris Yeltsin, Leonid Kravçuk dhe Stanislav Shushkeviç, dhe bëri një karrierë të paparë të befasishme politike duke zënë vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Në konfliktin e Boris Yeltsin me Këshillin e Lartë të Federatës Ruse në vitin 1993 ai mori anën e Presidentit të Federatës Ruse.

Zhirinovski në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse është shprehur për ndalimin e Partisë Komuniste të Federatës Ruse si dhe për varrimin e trupit të Leninit.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 1993 Partia Liberal Demokratike e Federatës Ruse përkatësisht numrit të votave të mbledhura parakaloi të gjitha partitë e tjera.

Në dhjetor të vitit 2003, pas zgjedhjes sërisht si deputet i Dumës Shtetërore nga lista e Partisë Liberal Demokratike të Federatës Ruse (LDPR), ai zuri postin e Zëvendëskryetarit të Dumës Shtetërore.

Që nga tetori i vitit 2005 është anëtar i Këshillit Presidencial për realizimin e projekteve prioritare kombëtare.

Ai është Doktor i shkencave filozofike, Jurist i Merituar i Federatës Ruse. Është dekoruar me Urdhërin “Për merita përpara Atdheut”.

Vladimir Zhirinovski është i martuar. Ka një djalë dhe dy nipër.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]