Wiktionary

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logo: Wiktionary

Wiktionary (sqt.: Wikifjalor) është një projekt i përbashket tek Wikimedia për krijimin e një fjalori të plotë, shumëgjuhësh dhe të lirë për përdorim, si dhe krijimin e një thesari përkatës për çdo gjuhë.

Wiktionary është partneri leksikor i enciklopedisë së lirë Wikipedia. Ashtu siç ka Wikipedi në gjuhë të ndryshme, po ashtu ka dhe Wiktionarë në gjuhë të ndryshme.

Versioni anglez filloi i pari më 12 dhjetor 2002. Versioni shqiptar startoi për herë të parë më datë 12 prill 2004.

Ashtu si gjithë Wikipediat, edhe Wiktionarët zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht. Çdokush mund të bashkëpunojë dhe të kontribojë në çdo kohë.

Emri Wiktionary është ashtu si Wikipedia një fjalë e përbërë, se ajo është e krijuar nga fjalët Wiki und dictionary (sq.: fjalor).

Por Wiktionary ndryshon në disa pika rrënjësisht nga Wikipedia. Ndërsa në Wikipedia përshkruen jo fjalët, por brendia e koncepteve, tek Wiktionary kryesore janë pshm. cilësite gjuhësore si domethenia, karakteristikat gramatikore, Etimologjia, Homonimi dhe Sinonimi, si dhe përkthimet.

Në Wikifjalor duhet përdorur pshm. një shabllon formatesh për shënime në fjalor, për shkak se për krijimin e një fjalori duhet pasur parasysh, që paraqitja e jashtme e faqeve të fjalorit duhet të jetë e njëjte (unike). Informacionet e veçanta kanë në një fjalor vendin e tyre të përhershëm. Për tu informuar dhe përdorur me me saktësi këtë shabllon formatimi, ka në Wiktionary faqen "Përdorimi i shabllonit të formatimit".

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]