William Blake
William Blake (1757-1827) poet, piktor, vizionar mistik dhe gdhendës. Blake deklaroi superioritetin e imagjinatas mbi racionalizmin dhe materializmin e shek. të XVIII. Moskuptimet e kohës bënë që puna e tij të nënvlerësohej gjatë jetës së tij, por ishin gjeneratat e më vonshëm ata që vlerësuan rëndësinë e krijimtarisë së tij. Ndërroi jetë më 12 gusht, 1827.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Blake, lindi në Londër, ku kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës. Mësimet e para i mori në shtëpi, drejtuar nga e ëma. Në 1767 filloi studimet tek shkolla për vizatim, Henry Pars. Blake ka dokumentuar në shkrimet e tij se në vitet e para, ka pasur vizione engjëjsh dhe hijesh si dhe ka deklaruar se ka parë dhe ka biseduar me engjëllin Gabriel, virgjereshën Maria si dhe figura të tjera historike. Duke filluar nga mosha 14 vjeçare, pati si mësues për shtatë vjet, gdhendësin James Basire. Arti gotik dhe arkitektura patën një ndikim të ndjeshëm tek Blake. Në vitin 1783 u martua me Catherine Boucher, e bija e një tregetari perimesh, të cilën e mësoi të vizatonte dhe pikturonte.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri i parë i Blake, "Skeçe Poetike", doli në vitin 1783 dhe u ndoq nga librat "Këngë të Pafajsisë" (1789) si dhe "Kënget e Eksperiencës" (1794). Poema e tij me e njohur ishte "Tigri", pjesë e librit "Këngët e Eksperiencës". Në këto krijime të tij, bota shihet nga vizionet e një fëmije, por këto pika shikimi funksionojnë në të njëjtën kohë si alegori të eksperiencës së më të rriturve.