Zorra e hollë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zorra e hollë shtrihet nga pilori deri në valvulën ileocecale, duke filluar me duodenin (30 cm.), vazhdon me jejunin (110 cm) dhe mbaron me ileumin (160 cm.). Ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3 m ose rreth 160% të gjatësisë së trupit. Duodeni, që fillon nga pilori deri në pikën e Treitzit ka formë patkoi dhe ndahet në pjesën horizontale të sipërme, ndryshe bulbi duodenal ose D1 (5 cm.), vazhdon me pjesën zbritëse D2 (7 cm.), pjesën horizontale të poshtme, D3, (12 cm.) dhe pjesën e duodenit ascendent, D4 që ngjitet në nivelin e L2 të dytë, duke formuar fleksurën duodenojenunale, e cila është e fiksuar nga ligamentum Treitz. Duodeni rrethon medialisht kokën e pankreasit. Zorrët e holla rrethohen si në një kornizë nga zorra e trashë dhe mbulohen përgjithsisht nga omenum majus. Vaskularizimi i duodenit bëhet nga aa.pancreaticoduodenalis superior et inferior. Jejunumi dhe ileumi furnizohen nga arteriet me të njëjtin emër, degë të arteries mezenterike superiore. Ne kete organ te sistemit tretes ndodh edhe zberthimi perfundimtar i te gjtha lendeve ushqyese,pra eshte vendi ku ndodh zberthimi perfundimtar. Molekulat e vogla qe prodhohen, thithen; kjo do te thote se ato hyjne ne gjak nepermjet murit te zorres. I gjithe ushqimi i patretur, i tille si fibrat, mblidhet ne zorren e trashe dhe keto lende nxirren jashte.
Histologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muri i zorrës së hollë përbëhet nga katër shtresa:
Tunica mucosa, përbëhet kryesisht nga epitel cilindrik, që proliferon shpejt dhe ka një jetë pesë ditore.
Mukoza bashkë me submukozën, formojnë plika cirkulare, të cilat mungojnë në pjesën fillestare të duodenit dhe rrallohen, deri në zhdukje, në pjesën e fundit të ileumit.
Vilet intestinale, janë zgjatime të imta të mukozës, që mbulohen me epitel dhe kanë në qendër vazat e nervat. Palat dhe vilet e mikrovilet e rrisin sipërfaqen përthithëse të zorrës së hollë deri në 500 m2.
Në duoden gjenden gjendrat e Brunner-it, që prodhojnë mukus alkalin.
Tunica submukosa, përmban ind elastik fibroz, vazat e gjakut, nervat, pleksusin e Meissnerit. Është një shtresë kompakte, që siguron qepje të qëndrueshme gjatë anastomozave intestinale.
Tunica muscularis e përbërë nga muskulaturë e lëmuar, në dy shtresa, cirkulare e brendshme dhe longitudinale e jashtme. Kontraksionet e tyre, kur alternohen me njëra-tjetrën japin lëvizjet peristaltike, karakteristike për tubin tretës. Tunica serosa është cipa peritoneale, që mbështjell gjithë zorrët e holla, me përjashtim të margos mezenteriale, ku futen vazat dhe nervat.
Rektumi. Muri fundor i vagines perkon me murin e siperm te rektumit.Nese vagina demtohet,demtohet edhe rektumi.Problemet ose infeksionet rektale mund te shkaktojne edhe infeksione vaginale. Progresteroni,(hormon femeror) mund te prek lehtesisht funksionin intestinal. Ky hormon ka aftesi ngadalesuese ne levizjen e zorreve dhe ndikon ne mospasjen e te njejtit aktivitet peristaltik. Shume gra jashteqitin pa problem,çdo dite,ndersa te tjera,dy here ne jave dhe ndihen te lehtesuara.Jashteqitja duhet te jete e lagesht,e plote;nuk duhet te kete sforcime,presion,djerse,apo kohe e gjate qendrimi ulur per te mbaruar pune.Uji eshte thelbesor per nje jashteqitje sa me te lagesht.Edhe fibrat luajne nje rol mjaft te rendesishem ne ruajtjen e kolonit te shendetshem.Gjithçka qe nuk mund te tretet(rasti i misrit),pastron muret e brendshme te kolonit dhe i ben mire shendetit.
Giselda Lukani