Çağlar Ertuğrul

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çağlar Ertuğrul
U lind në5 nëntor 1987 (34 vjet)[1]
ArsimiBornova Anadolu Lisesi
Universiteti Koç Inxhinieri Mekanike
ProfesioniAktor
Vite aktiviteti2009–prezent

Çağlar Ertuğrul (lindi më 5 nëntor 1987) është një aktor turk dhe inxhinier mekanik. Ai fitoi Çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020 për rolin e tij në Afili Aşk[2] dhe aktori më i mirë për rolin e tij në serialin Teşkilat. Konsiderohet si një nga aktorët më të mirë turk në dramën turke.

Jeta dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ertuğrul u diplomua në Shkollën e Lartë të Bornovës dhe më pas shkoi në Universitetin Koç dhe mori një diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike. Më vonë ai vendosi të ndiqte një karrierë në art. Puna e tij e parë e aktrimit ishte në një shfaqje skenike në Universitetin Koç, në Romeolar ve Julietler. Në vitin 2012, Alper Çağlar drejtoi një film artistik ushtarak të quajtur Dağ dhe Ertuğrul pati rolin kryesor në film. Filmi i tij i parë ishte një sukses dhe ai u bë një emër i njohur direkt me filmin e tij të parë. Ai gjithashtu luajti në një film të quajtur Bana Masal Anlatma dhe pati role të ftuar në serialet televizive Medcezir dhe Benim İçin Üzülme.

Në vitin 2016, ai luajti rolin kryesor në Dağ II. Filmi arriti njohje globale dhe u bë filmi më i ndjekur i 2016 në Turqi.[3][4] Në vitin 2017, Ertuğrul luajti një rol të madh në serialin dramatik Fazilet Hanım ve Kızları së bashku me Deniz Baysal, seriali mori vlerësime të larta në Turqi.

Në 2019-2020, ai luajti rolin e një playboy të pashëm Kerem Jiter në Afili Aşk së bashku me Burcu Özberk.

Aktualisht ai luan rolin kryesor në serialin Teşkilat, ku morri Çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë të serialit.[5]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kinema
Viti Titulli Roli
2012 Dağ Rreshter Oguz Çallar
2014 Panzehir Kagan Dagdeviren
2015 Bana Masal Anlatma Hashmet
2016 Dağ II Toger Oguz Çallar
2017 Biz Size Döneriz Akin Jëllmaz
2018 Ailecek Şaşkınız Onaj
2018 Yanımda Kal Emir
2019 Kızım Gibi Kokuyorsun Ibrahim
Seriale
Viti Titulli Roli
2012-2014 Benim İçin Üzülme Sinan Avxhıollu
2014 Beyaz Karanfil Bashar Korkmaz
Boynu Bükükler Galosh Ersen
Kurt Seyit ve Şura Jusuf
2015 Medcezir Inanç Pars
2017-2018 Fazilet Hanım ve Kızları Jagiz Egemen
2019-2020 Afili Aşk Kerem Jiter
2021-2022 Teşkilat Serdar Këllëçasllan

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Çağlar Ertuğrul" (në turqisht).
  2. ^ "46. Pantene Altın Kelebek 2020 Ödüllerini kazanan isimler" (në turqisht). Mynet. 5 korrik 2020. Marrë më 26 shtator 2020.
  3. ^ "Dağ 2 rekor kırdı" (në turqisht).
  4. ^ "2016 Yılı Box Office" (në turqisht). Box Office Türkiye.
  5. ^ "İşte 47. Pantene Altın Kelebek Ödülleri Töreni'nin yıldızları". Hürriyet (në turqisht). 7 dhjetor 2021. {{cite news}}: |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!)