Çamëria : rikthimi tek lavdia e etërve të dikurshëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çamëria : rikthimi tek lavdia e etërve të dikurshëm Autor Sulejman Abazi. Botuar nga "Dajti 2000". Tiranë 2007. Faqet e librit 224.

Libri është një pasqyrë reale e nevojës kombëtare drejt një Strategjie Kombëtare të munguar, në të cilin jepet kursi i lëvizjes kombëtare, jo në mënyrë libreske, por në kushtet dhe situatat adekuate, ku rol të veçantë merr mjeshtëria e analizës shkencore në kushte e drejtime të veçanta, për të përcaktuar me vërtetësi detyrat imediate, ato afatmesme dhe afatgjata në realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për ribashkim. Ne kapitujt e parë të librit mësohet metodologjia shkencore, të dhëna mbi situatën ballkanike, krizat, efektet e tyre mbi Kombin Shqiptar, faktorët veprues që lidhen me ndërtimin e një rruge të sigurt drejt pasqyrimit dhe realizimit të objektivave madhore në shkallë kombëtare.

I ndërtuar me 13 kapituj, në brendi, ne do të mësojmë për fqinjët e Shqipërisë, veçanërisht për shtetin dhe politikën greke, për qëndrimin e politikës ndërkombëtare ndaj problemeve tona kombëtare, dhe veçanërisht për Çamërinë dhe perspektivën e trajtimit të çështjes së saj. Libri pasqyron gjendjen e popullsisë shqiptare përtej kufirit andej qe ndodhet nën trysninë e veprimit të hipokrizisë politike dhe diskriminimit. Hija e dyshimit mbi një popullsi të martirizuar, ka lënë pasojat e saj gjatë gjithë historisë së dhimbshme të popullit shqiptar të Çamërisë. Trysnia psikologjike me efekte shkatërruese mbi jetesën e popullsisë çame, ka bërë që kjo popullsi, në besimin e saj mysliman dhe ortodoks, të përballet me gjenocidin shtetëror. Ajo sot ka mprehur vigjilencën, duke u përshtatur në mbrojtje të identitetit kombëtar. Duhet pranuar se urrejtja që funksionon edhe sot në mënyrë të njëanshme nën nxitjen sistematike të faktorit grek, ka baza të hershme....