Ëndrra
Ëndrra është përjetimi i shikimit të pamjeve, dëgjimit të tingujve, apo ndijimeve të tjera në gjumë.
Ëndrrat kanë të bëjnë shpesh me dëshirat e mundshme e të pamundëshme për t'u ndërtuar në jetë, dhe shpesh janë përtej mundësisë së kontrollit nga ëndërruesi. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si p.sh. kënaqësi, pikëllim, frikë (makthe) etj.
Dega e shkencës që merret me studimin e ëndrrave quhet onirologji (greq. oniro - ëndërr dhe logos - fjalë; mësim, dije).
Ëndrrat shkaktohen nga lëshimi i lëndës kimike shajnore (vegimshkaktuese) të dimetiltriptamines, shkurt DMT. Truri lëshon shumicën e DMT gjatë kohës së gjumit të shpejtë, i cili shoqërohet me lëvizjen e shpejtë të syve ose menjëherë para vdekjes.
Përmbajtja |
[redakto] Pak histori
[redakto] Teoria e ëndrrave e Froidit
Një teori e hershme me popullaritet për ëndrrat u paraqit nga Zigmund Froid (1900), i cili besonte se ëndërrat ishin rruga drejt psiqikës së pandërgjegjshme. Ai mendonte se konfliktet që na shqetësojnë ose ngjarjet që ne nuk mund t'i trajtojmë gjatë ditës kontribuojnë në ndërtimin e ëndërrave tona. Froidi dallonte përmbajtjen e shfaqur të ëndrrës (ajo ç'ka ne mbajmë mend nga ëndërrat) dhe përmbajtjen e pashfaqur të ëndrrës (mendimet dhe emocionet reale në ëndrrën e pandërgjegjshme).
Për të analizuar një ëndërr, nevojitet të përqëndrohemi te secili nga elementët ose simbolet e veçanta dhe të injorojmë çdo lidhje midis pjesëve të ëndrrës së shfaqur. Ëndrra e shfaqur është vërtet një përfaqësim i fshehur i dëshirave tona të pandërgjegjshme (të cilat, sipas Froidit, shpesh janë të papranueshme në shoqëri). Froidi besonte se përmbajtjen e një ëndrre e përcaktonin një numër procesesh. Në zhvendosje, ndjenjat emocionale zhvendosen nga një pbjekt te një tjetër. P.sh., urrejtja jote për një njëri, në ëndërr mund të shprehet si urrejtje për dikë tjetër. Në simbolizëm, përmbajtja e një ëndrre konvertohet në simbole të shfaqura. Froidi besonte se ëndrrat i fshihnin imazhet që paraqisnin dhe prandaj ishte e nevojshme që ato të interpretoheshin. Një pjesë e madhe e interpretimit të Froidit përqëndrohej te simbolizmi seksuel. P.sh., ai sugjeronte se organet gjenitale mashkullore, në ëndrra përfaqësoheshin nga simbole si shkopinj, shtylla, pemë, kama, heshta, revolverë, lapsa ose çekiçë; organet seksuale femërore nga gropa,zgavra, enë, shishe, kuti dhe xhepa. Problemi kryesor që ka kjo mënyrë interpretimi është se një simbol mund të mos kishte të njëjtin kuptim për çdo ëndërrues. P.sh., shkencëtarë të tjerë konstatojnë shumë më pak ëndrra seksuale sesa Froidi.
[redakto] Roli i ëndrrave
Endrra mundëson sadisfaksionin e maskuar të dëshirës së ndrydhur gjatë zgjimit. Interpretimi i saj është "rruga mbretërore e cila mundëson ndërgjegjësimin e të pandërgjegjshmes gjatë jetës psiqike". E tillë është përmbledhja, teza frojdiane, e cila shfaqet në vetë veprën themeltare të vetë psikanalizës, Interpretimi i Endrrave, (1900a).