Českomoravská Kolben-Daněk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

ČKD (Českomoravská Kolben-Daněk) ishte një nga kompanitë më të mëdha inxhinierike në Çekosllovaki.

Ishte Emil Kolben i cili fillimisht themeloi Českomoravská-Kolben në vitin 1921. Në vitin 1927 u formua plotësisht si ČKD nga bashkimi i dy kompanive të vogla, Českomoravská-Kolben dhe Breitfeld-Daněk.

Nga 1927 deri 1929 ČKD prodhonte motora të projektuar nga JF Koch. Ky ishte një motor i avancuar 4-kohësh me një cilindër dhe me njësi të dyfishtë aksesh rrotullues të konceptuar për 500 cc. Produkti shitej akoma si marka BD duke bërë të njohur identitetin e Breitfeld-Daněk. Në 1929 ČKD shiti patentën e motoçikletës në firmën Praga Hostivař, e cila më vonë do prodhonte këta motorë nën emrin Praga. Ajo ishte një nga furnizuesit kryesorë të Çekosllovakisë me mjete ushtarake gjatë viteve 1930.

Gjatë periudhës së pushtimit Gjerman në Çekosllovaki në Luftën e II-të Botërore, kompania u riemërtua në BMM (Böhmisch-Mährische Maschinenfabrik AG) dhe prodhonte armë lufte për llogari të Wehrmacht (Forcat naziste të mbrojtjes). Këtu u prodhuan me koncepcionin e vetë kompanisë Çeke tanke të lehtë fufte Panzer 38 (t) dhe tanke shkatërrues Jagdpanzer 38 (t), të cilët u bazuan mbi shasinë e 38 (t). Në këtë periudhë në ČKD ishin të punësuar 15.000 punëtorë.

Pas luftës, ndërmarrja ČKD kaloi në ndërmarrje shtetërore dhe u bë një nga prodhuesit kryesorë në botë për prodhimin e tramvajeve. Gjithashtu u bë e njohur për prodhimin lokomotiva me naftë, që u eksportuan në vende e tjera socialiste. Një shembull i tillë ishin lokomotivat e serisë T ku u eksportuan në masë të madhe në BRSS dhe njiheshin me emrin ЧМЭ.