30 shkurt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

30 Shkurt është nje date qe nuk ekziston ne kalendarin e diteve te sotme (2005). Edhe sipas kalendarit julian, ku është bazuar kalendari i sotem, shkurti ka 28 dite ne vitet normale dhe 29 gjate viteve te brishta. Sic dihet nje here ne 4 vjet ndodh ky fenomen i cili sherben për te menjanuar levizjen e stineve te cilat perseriten çdo vit tropik (pra çdo 365.2422 dite). Keshtu është menduar qe nje here çdo 4 vjet shkurtit ti shtohet nje dite e cila mundeson kalimin normal te stineve.

Kujdes: Nje vit cilesohet si i brishte vetem nese arrin te pjesetohet për 4, pervec rasteve kur mund te pjesetohet dhe me 100 (është i brishte nese mund te pjesetohet me 400).

Megjithese se teorikisht 30 shkurti nuk figuron nepër kalendare, ka pasur raste, megjithese shume te rralla, qe ne historine e njerezimit kjo date ka ekzistuar, nje here ne ish Bashkimin Sovjetik dhe nje here ne Suedi.

Ne 1235 studiusi Sakrobosko ne librin e tij “De Anni Ratione”, shtroi tezen sipas se ciles perandori August i hoqi nje dite shkurtit (30 ditesh) dhe ja kaloi gushtit për të barazuar muajin qe mban emrin e tij, me 31 ditet e muajit korrik (Juli- të pagëzuar keshtu sipas Jul Cezarit). Megjithate kjo hipoteze ngelet ende për tu vertetuar.