Abas Ermenji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abas Ermenji
(1913 - 2003)
U lind në12 dhjetor, 1913
Ermenj, Skrapar
Vdiq10 mars 2003
Kombësiashqiptar
Profesionishkrimtar

Profesor Abas Ermenji (Ermenj, 12 dhjetor 1913 - 10 mars 2003) ka qenë arsimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe publicist shqiptar. Ai kishte qëndrime social demokrate dhe gjatë jetës së tij kundërshtoi monarkinë, fashizmin, komunizmin dhe çdo formë të totalitarizmit.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Gjatë viteve 1934 - 1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 nëntorit të vitit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.

Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.

Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.

Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ermenj, Abaz Ermenji Informacione Personale Emër/Mbiemër: Abaz Ermenji Vendlindja:; Internimit: 1940, Skrapar Datëlindja: 1915 Profesioni: Historian Datë Vdekja: 1998 Vënd Vdekja: Paris Internimi Data e. "Abaz Ermenji". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. Marrë më 2019-03-29.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)