Abraham Ortelius

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Abraham Ortelius nga Peter Paul Rubens

Abraham Ortelius ose Abraham Ortels (14 prill 152728 qershor 1598) ka qenë kosmograf (përshkrues i botës, i gjithësisë) flaman. Është treguar me aftësi të jashtëzakonshme në lëmin e hartografisë dhe është konsideruar si paraardhës i hartografisë bashkëkohore. U lind në Andverpen. Andverpeni, në atë kohë ka qenë pjesë Holandës, ndërsa tani është i Belgjikës. Andverpeni në atë kohë ka qenë qendër botërore shumë e rëndësishme për tregti e detari, ku në të njëjtën kohë zhvillohej edhe veprimtaria intensive hartografike. Nga kjo qendër kemi vepra të shumta hartografike të asaj kohe Orteliusi ka udhëtuar në vende të ndryshme të Evropës. Në ato vende ka mbledhur një numër të madh të hartave, të cilat i ka ribotuar në punëtorinë e vet hartografike dhe i ka shitur. Më 1570 Orteliusi boton hartën e re të botës në të cilën saktësisht paraqitet pozita dhe dukja e të gjitha kontinentëve, madje edhe e “Kontinentit Jugor”, që ende nuk ishte i zbuluar. Pas një dekade botoi edhe përmbledhjen e hartave me titull “Dritarja e sferës botërore”. Kjo përmbledhje ka pasur 53 harta. Në anën e prapme të këtyre hartave e ka dhënë edhe tekstin gjegjës, në të cilin veçanërisht vihej në pah pozita, karakteristikat gjeografike dhe mënyra e jetesës së banorëve. Ky atlas disa herë u ribotua, në ribotimin e fundit të vitit 1612 numri i hartave në të u rrit në 166. Duke njohur mirë edhe gjeografinë e asaj kohe, Orteliusi, me 1578 botoi fjalorin e emrave gjeografik “Sinonime Gjeografike” me sqarime për domethënien e tyre.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]