Abscesi i mëlçisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abscesi i mëlçisë shkaktohet nga bakteret, parazitët, ose nga funget. Bakteret më të zakonshme janë Eschericia coli, Klebsiella pneumoniae, Bacteroides, Enterococcus. Absceset bakteriale zakonisht pasojnë shtrirjen e infeksionit nga fshikëza e tëmthit. Mundet që absceset bakteriale të shkaktohen edhe nga përhapja hematogjene e infeksioneve nëpërmjet venës porta (rastet me apendisit ose me divertikulit), ose nëpërmjet arteries hepatike (rastet me endokarditit bakterial ose pneumoni). Parazitët që shkaktojnë abscese të mëlçisë zakonisht janë ameba.

Shenjat, simptomat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Ethe, të dridhura.
  2. Verdhëz.
  3. Dhimbje në epigastër ose në hipokondrin e djathtë; dhimbja mund të rrezatohet në shpatullën e djathtë.

Analizat laboratorike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Leukocitozë, anemi.
  2. Fosfataza alkaline mund të jetë e rritur.

Diagnoza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Diagnoza vendoset me ultratingull ose me CT skaner.

Trajtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Antibiotikë intravenozë: ampicilinë, gentamicinë, metronidazol.
  2. Kullim i abscesit me ndërhyrje kirurgjike ose me gjilpërë.
  3. Metronidazoli është trajtim i përshtatshëm edhe për absceset amebike.

Komplikimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Shtrirje e abscesit.
  2. Sepsis.
  3. Çarje e abscesit dhe rrjedhje e materialit nekrotik.
  4. Vdekshmëria e abscesit hepatik është rreth 15%.