Admir Sinamati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Admir Sinamati

Dr. Shk. Admir Sinamati u lind në Bicaj, Kukës më 27.02.1976. Është lindur nga prindër punëtorë, rritur në një familje të thjeshtë nën përkujdesjen dhe përkëdheljet e vëllait dhe gjashtë motrave. Mësimet fillore dhe gjimnazin e përfundoi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera. Është i martuar me mjeken okuliste Eglantina Bulica Sinamati dhe kanë dy fëmijë, Mendel dhe Ema.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Tiranës Dega “Mjekësi e Përgjithshme” në periudhën 1995-2001. Ka kryer specializimin afatgjatë në specialitetin Mjekësi Ligjore pranë Fakultetit të Mjekësisë në UT, ku në vitin 2007 ka fituar titullin “Mjek Specialist ne Mjekësi Ligjore”. Në vitin 2016 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore.

Në vitin 2001 ka punuar si mjek i linjës së parë pranë F.S.D( Federation Swisse de Deminage), në vitin 2003 ka punuar si Supervizor Mjekësor pranë “Handicap International”. Në periudhën 2007-2013 ka qenë Zv. Drejtor i Institutit te Mjekësise Ligjore të Shqipërisë. 2013-2022 ka punuar si Ekspert Mjekoligjor Kërkimor Shkencor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Aktualisht është pedagog i lëndës Mjekësi Ligjore dhe Bioetike Mjekësore pranë katedrës Anatomi Patologjike & Mjekësi Ligjore në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Është bashkautor i librit universitar “Mjekësia Ligjore”, Prishtinë 2017 dhe “Bioetika Mjekësore”, Tiranë 2023.

Në vitin 1998-1999 ka qenë Zv. Kryetar i Degës “Studenti” të PD, 1999-2002 ka qenë Kryetar i Degës “Studenti” të PDSH, në periudhën 1999 – 2006 është zgjedhur Anëtar i Kryesisë së FRPDSH. Më 17 Prill 2022 është zgjedhur Kryetar i Degës Kukës të PD. Kandidat për kryetar i Bashkisë Kukës në zgjedhjet vendore 2023

I apasionuar ndaj udhëtimeve, ecjes dhe ngjitjes në male. Gjithashtu pëlqen notin, sportet e lojërave me dorë si basketboll dhe volejboll.

Aktivizimin në politikë e sheh si formë e vetofrimit ndaj njerëzve për shërbim dhe kontribut të drejtperdrejtë intelektual në përmirësimin e nivelit ekonomik, klimës politiko-shoqërore në Kukës si dhe të shërbejë si model pozitiv në rritjen e dashurisë së intelektualëve të rinj për vendlindjen.