Adresa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Adresa është një shifër e koduar sipas rregullave të caktuara me të cilën i drejtohet elementeve brenda sistemeve apo rrjetave të këtyre sistemeve. Me fjalën adresë mund të kuptohen pasqyrimet e elementeve të caktuara të një bashkësie në një listë sipas një rregullore me qëllim lokalizimi të gjendjes së elementit.

Varrësisht nga lloji i rrjetës së elementeve apo të sistemeve dallohen edhe llojet e adresave të cilat zakonisht për tˇu dalluar emërtohen sipas sistemit. Po ashtu disa rrjeta abstrakte të krijuara furnizojnë me adresa disa sisteme si p.sh adresa e shtëpisë me të cilën nënkuptohen disa lloje të adresave që përdorin një rrjetë të përbashkët.

Adresa e shtëpisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Libri i adresave postare.

Adresa është shënim mbi një zarf ose mbi një dërgesë postare, që tregon emrin e marrësit dhe vendbanimin e plotë të tij; shënm i plotë i vendit ku banon zakonisht ose ku ndodhet përkohësisht një njeri, ku gendet një ndërmarrje, një intitucion etj.

Këto adresa janë adresa të sistemit komunal dhe shërbejnë edhe për rrjetat tjera të infrastrukturës komunale.