Aeroplanmbajtësja
Appearance
Aeroplanmbajtësja është luftanije me kuvertë fluturimi dhe pajisje për mbajtjen, armatosjen, ngritjen dhe riparimin e aeroplanëve, që shërben si një bazë lundruese ajrore. Në mënyrë tipike, kjo është anija kryesore e një flote, sepse ajo i lejon asaj force detare që të ketë forcat e veta ajrore në të gjithë botën, pa u varur në baza lokale për organizimin e fluturimeve. Aeroplanmbajtëset janë shumë të shtrenjtëta për të ndërtuar dhe të rëndësishme për të mbrojtur. Aeroplanmbajtëset kanë evoluar nga kruzerë të konvertuar në luftanije që lëvizin me anë të fuqive bërthamore dhe që bartin avionët luftarakë të shumtë, aeroplanë sulmues, helikopterë dhe lloje të tjera të aeroplanëve.