Afrim Spahiu
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Afrim Spahiu lindi më 3 maj 1951 në Dibër. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion në Universitetin e Zagrebit, në klasën e prof. Nikola Tanhofer, në vitin 1975. Më 1975-1976 ishte xhirues filmi në RTP ndërsa në vitet 1976-1990 drejtor fotografie në Kosovafilmi.
Në periudhën 1990-2002 u mor me aktivitete të ndryshme si disenjator, menaxhues dhe realizues i një morie projektesh artistike dhe komerciale nga veprimtaria e tij. Në vitet 2002-2005 ishte ligjërues dhe menaxhues i Institutit të Fotografisë dhe të Filmit “Gjon Mili”.
Përmbajtja |
Drejtor i fotografisë [redakto]
Filma artistik [redakto]
- 1980 : Gjurmët e bardha, regjia : Ekrem Kryeziu ;
- 1982 : Lepuri me pesë këmbë, regjia : Ismajl Ymeri ;
- 1983 : Përroi vërshues, regjia: Besim Sahatçiu;
- 1986 : Proka, regjia: Isa Qosja, Çmimi Grand Prix në festivalin e të rinjve në Cannes;
- 1996 : Kolonel Bunker, regjia: Kujtim Çashku, Shqipëri-Francë-Poloni, Disa çmime në festivale ndërkombëtare, i nominuar për OSKAR si film i huaj;
- 2002 : Lule të kuqe, lule të zeza, regjia: Mevlan Shanaj, Shqipëri, Filmi më i mirë në festivalin ndërkombëtarë New York 2004;
- 2005 : Trishtimi i Zonjës Shnajder, Shqipëri-Kosovë-Çeki, regjia: Pirro Milkani;
- 2006 : Anatema, regjia: Agim Sopi.
Filma dokumentarë [redakto]
- 1977 : “117”, regjia: Besim Sahatçiu, çmimi Grand Prix në Festivalin Jugosllav të Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të shkurtër;
- 1979 : Shota, regjia: Muharem Qena;
- 1980 : Gjyshi, regjia: Nezir Sefaj (punim diplome);
- 1980 : Ah Xho, regjia: Isa Qosja (punim diplome);
- 1980 : Loja e rufaive, regjia: Azem Shkreli dhe Gani Bobi;
- 1981: Me arbëreshët e italisë, regjia: Azem Shkreli.
Ekspozita [redakto]
Ekspozita të pavarura të fotografisë [redakto]
- 1973 : Foajeu i Pallatit të Kulturës, Dibër;
- 1985 : Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë;
- 1986 : Photo Gallery, Novi Sad, Vojvodinë;
- 1986 : Art Gallery Rikard Jakopic, Lubljanë, Slloveni;
- 1986 : Photo Gallery, Piran Slloveni ;
- 1987 : Art Gallery Dom Mladih, Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë ;
- 1993 : Caffe Art Gallery, Pejë ;
- 1994 : Caffe Gallery Cairos, Prishtinë ;
- 2006 : Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
Ekspozita të përbashkëta të fotografisë [redakto]
- 1975 — 1990: Pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e SHAAK në vend dhe jashtë vendit;
- 2000: Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë Artistike Marubi 2000, Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve;
- 2003: Organizator i FOTO MARATONËS I në Prishtinë, me mbi 500 pjesëmarrës;
- 2005: Kurator i Ekspozitës së pestë Ndërkombëtare të Fotografisë Artistike GJON MILI, Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë.
Monografitë [redakto]
- Sharri-Hani i Elezit, Kosova, Arti bashkëkohor i Kosovës, Agim Çavdarbasha.
Shpërblimet [redakto]
- 1977 : Shpërblimi i SHAAK ;
- 1980 : Mirënjohja MILTON MANAKI në Festivalin XXVII Jugosllav të Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të shkurtër, Beograd ;
- 1982 : Diploma për Filmin Dokumentar “117” në Festivalin e xhiruesve filmikë Milton Manaki, Manastir ;
- 1984 : Shpërblimi i SHAAK ;
- 2000 : Çmimi i parë për logon më të mirë në konkursin e Post-Telekomit të Kosovës ;
- 2000 : Çmimi për fotografinë më të mirë për filmin artistik Kolonel Bunker në Festivalin XI të Filmit Shqiptar, Tiranë.
- 2006 : Çmimi për fotografinë më të mirë për filmin artistik LULE KUQE,
- LULE TE ZEZA në Festivalin XII të Filmit Shqiptar, Tiranë.