Agjencioni për Financim në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shenja dalluese e Agjencionit për financim të Kosovës
Kryetari i Bordit të Drejtorëve - Prof.Dr.Edmond Beqiri
Menaxheri i AFK

Agjencioni për Financim në Kosovë, (shkurt:AFK) është institucion mikrofinanciar jo bankar, i themeluar nga programi Mercy Corps për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla.

Misioni i AFK-së në Kosovë është përmirësimi i kushteve të jetesës në Kosovë duke ofruar një qasje ndaj shërbimeve të qëndrueshme financiare për mikro-ndërmarrje dhe ndërmarrje të vogla.

Vlerë kryesore e AfKs është ofrimi i shansave të barabarta për të gjithë aplikuesit pa marrë parasyshë përkatësinë etnike apo gjinore. AFK-ja është e përcaktuar për transparencë, sinqeritet, integritet, kompetencë, fleksibilitet dhe mençuri.

Synimet[redakto | redakto tekstin burimor]

AFK-ja i definon synimet e veta si vijon:

• Stimulimi i zhvillimit të prodhimeve dhe shërbimeve vendore. • Krijimi i vendeve të reja të punës. • Inkurajimi i zhvillimit rural si dhe krijimi dhe rehabilitimi i ndërmarrjeve funksionale. • Edukimi i biznesmenve drejt planifikimit dhe përmirësimit të bizneseve të tyre. • Të jetë finansiarisht dhe operativisht i qëndrueshëm. • Inkurajimi I femrave ndermarese dhe I minoriteteve.

Sektoret e synuara.[redakto | redakto tekstin burimor]

Klientët grupohen sipas aktiviteteve të biznesit të tyre:

a)Prodhim: Prodhimi i të mirave të konsumueshme, fabrikimi/përpunimi i metalit, prodhimi i materialit ndërtimor, prodhuesit e mobiljeve, këpucëve, rrobaqepësit, prodhuesit e ngjyrave, etj.

b)Bujqësi: prodhimi bujqësor komercial, përpunimi i ushqimit, shërbimet përkrahëse të bujqësisë duke përfshire prodhuesit dhe përpunuesit e mishit/qumështit, prodhuesit dhe përpunuesit e drithërave, prodhuesit e ushqimit, bukëpjekësit, procesuesit e çokollatave dhe ëmbëlsirave, furnizuesit e pjesëve rezervë për bujqësi dhe të plehrave, riparuesit e pajisjeve bujqësore, etj.

c)Shërbime: shërbime të llojllojshme publike dhe shërbimet e riparimet të aparateve të amvisërisë, dentistët, mjeket, frizerët, orëndreqësit, pastrimet kimike, automekanikët, etj.

d)Tregti: Shitblerje të ndryshme.


Metodologjia e huazimit[redakto | redakto tekstin burimor]

AFK-ja zbaton metodologji individuale të huazimit me një shumë të parashikuar të kredisë së parë mesatarisht 3,000€, ndërsa klientët të cilët e kthejnë kredinë me kohë inkurajohen që të konkurrojnë për kredi shtesë që mund të jetë me vlerë më të lartë. Klientët duhet të dëshmojnë që ata kanë kolateral që garanton kredinë, dhe duhet të kenë dy garantues si dhe dëshmitar nga familja për të nënshkruar marrëveshjen për kredi.

Produktet Kreditore[redakto | redakto tekstin burimor]

AFK-ja ofron tri produkte kreditore:

- Kredi për Mikro Ndërmarrje dhe Ndermarrje te Vogla
- Kredi për bujqesi
- Kredi fleksibile ( konsumuese dhe ndërtim )

Kreditë për mikro dhe ndërmarrje te vogla[redakto | redakto tekstin burimor]

Për mikro ndërmarrje dhe ndermarrje të vogla /ndërmarrësit privat të shërbimeve të ndryshme, prodhuesit/perpunuesit dhe tregtarët.

Ekipi menaxhues i AFK
(Të dhënat janë marrë sipas planit të veprimit të vitit 2007)
Kushtet themelore
  • Për kreditë deri 5,000 € nuk nevojitet regjistrimi I biznesit. Për kreditë >5,000 € biznesi duhet të jetë i regjistruar. Biznesi duhet te jete aktive dhe me përvojë te mëparshme në biznes.
Qëllimi i kredisë
  • Blerja e mjeteve fikse dhe kapitalit për punë.
Shuma e kredisë
  • Deri ne 50,000 €
Kamata
  • Në ciklin e parë 24% në vit (balans zbritës ).
  • Në ciklin e dytë 20% në vit (balans zbritës ) për klientët shembullor.
  • Në ciklin e tretë dhe ciklet pasuese 18% në vit (balans zbritës) për klientët shembullor.
Pagesa administrative
  • Në ciklin e parë 2% pagesë administrative.
  • Në ciklin e dytë 1,5% pagesë administrative për klientët shembullor.
  • Në ciklin e tretë dhe ciklet pasuese 1% klientët shembullor.
Kohëzgjatja e kthimit të kredisë
  • Deri ne 36 muaj maksimum ( kohezgjatja mesatare 12 muaj ).
Skema e pagesave të kthimit të kredisë
  • Kredia kthehet ne kiste mujore ( themelorja dhe kamata se bashku )
Periudha e pritjes (grace periudha)
  • Deri ne 6 muaj .
Siguria e Kredise
  • Asetet fikse ekzistuese te kredimarresit, asetet e luajtshme si dhe cfaredo asetesh tjera te blera përmes kredisë. Poashtu nevojiten 1 deri ne 3 garantorë me kolateral (me kushtë që kredia të sigurohet minimum 150%)

Beneficionet për klientë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Per klientet e regullt te AFKse ekzistojne edhe beneficionet ne kamate dhe ne afate kohore, por qe ekzistojne disa vecori per ti gezuar keto beneficione.

Nese klienti është ne cikel dhe iu ka permbajt kontrates atehere I gezon beneficionet ne kamate dhe ne afate kohore e keto jane:

    • kredia e pare 24%
    • kredia e dyte 20%
    • kredia e trete 18% e pastaj vazhdon me kete kamate. Kjo kamate është minimumi qe mund ti ofrojme klienteve shume te mire neper cikle.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhja e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Web faqja Agjencioni për Financim të Kosovës