Ahmet Kamberi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ahmet Kamberi mjek i njohur shqiptar, lindur më 13 gusht 1940.. Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë së Shqipërisë në fillim të viteve ’90. Ahmet Kamberi ka qenë mjeku i Enver Hoxhës. Autor dhe bashkautor i mbi njëqind artikujsh në revistat mjekësore shkencore shqiptare, europiane dhe amerikane, autor i 54 referimeve në konferenca shkencore shqiptare e ndërkombëtare, bashkautor i librit “Sëmundjet e Zemrës”, autor i librit “Pacienti ynë i veçantë” [1] , “Po demokracisë, jo domekraturës” si edhe autor i disa tregimeve letrare. Mban titullin FESC për merita profesionale, mban urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” të klasit të dytë dhe “Flamuri i Kuq i Punës” të klasit të parë për kontributin profesional e shkencor dhe për drejtimin e zhvillimin e shëndetësisë. Mban titullin “Nderi i Qarkut të Dibrës”.

U nda nga jeta më 4 tetor 2023. [2] [3] [4]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.bksh.al/details/123107/
  2. ^ https://javanews.al/lamtumire-prof-dr-ahmet-kamberi-nderron-jete-babai-i-kardiologjise-shqiptare/
  3. ^ https://www.balkanweb.com/nderron-jete-ne-moshen-83-vjecare-ahmet-kamberi-mjeku-i-enver-hoxhes/[lidhje e vdekur]
  4. ^ https://gazeta-shqip.com/aktualiteti/mjekesia-shqiptare-ne-zi-nderron-jete-kardiologu-i-njohur-ahmet-kamberi/