Ajanti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ajanti (greqisht: Αἴας Latin: Aiax) - emri i dy trimave nga lufta trojane, njëri me shtat të madh e tjetri me shtat të vogël, jeta e famshme e të cilëve është shuar me vdekje të palavdishme.

"Ajanti i madh" ishte i biri i Telamonit, mbretit të Salaiminës e më vonë i Akilit, trimit më të fuqishëm dhe më guximtar të luftëtarëve akeas, të cilët nën udhëheqjen e Agamemnonit, mbretit të Mikenës, kanë ardhur nën Trojë. I doli zëri nga vepra të shumta trimërore prej të cilave tri kanë mbetur në kujtim të përhershëm të brezave të ardhshëm. Ajanti qe i pari prej akejasve që e pranoi provokimin e Hektorit, udhëheqësit trojan, që t'i dalë në dyluftim për jetë a vdekje dhe i përballonte trimërisht deri sa luftimin e tyre nuk e ndërpreu nata. I mbronte trimërisht anijet akease nga sulmet e trojanëve kur Hektori përpiqet që t'i ndezte. Ajanti qëndroi te ato si mbrojtës i fundit akeas deri sa Akili nuk e dërgoi në ndihmë ushtrin e vet nën udhëheqjen e Patroklit. Vepra e tretë e tij e famshme ishte shpëtimi i trupit të Akilit të vrarë nga duart e trojanëve. Pas betejës heroike në të cilën zmbrapsjen e tij e mbronte Odiseu, mbreti i Itakës, e solli trupin e Akilit në kampin e akeasve me qëllim që shokët ta varrosnin solemnisht sipas dokeve të vjetra. Mirëpo, përkundrejt fuqisë së tij, trimërisë, nderit dhe natyrës së qiltër, në këshillin luftarak nuk fliste: ishte tip luftëtari me trup më të fuqishëm se sa me arsye.

Ajanti i madh nuk e priti mbarimin ngadhënjimtar të luftës trojane. Shkaku i vdekjes së tij ishte, koincidencë rrethanash tragjike, pikërisht akti i tij i fundit heroik. Tetida, nëna e Akilit, vendosi që armët e të birit të saj të vdekur, të cilat i kishte farkuar vetë Hefesti, armëpunuesi i zotërave, t'i takojnë atij që ishte më i merituar për shpëtimin e trupit të Akilit. Ajanti dhe Odiseu mendonin se armët u takonin pikërisht atyre dhe, siç duket, me të drejta, të njëjta. Nuk dimë saktësisht se në çfarë mënyre ishte zgjidhur mosmarrëveshja e tyre. Në Iliadën e Homerit lidhur me këtë nuk flitet detajisht, kurse Sofokliu në tragjedinë Ajanti ndryshe nga shkrimtarët e mëvonshëm, si p.sh. Ovidi në Metamorfozat, e përshkruan grindjen rreth armëve të Akilit. E saktë është vetëm ajo që mosmarrëveshja u zgjidh në dobi të Odiseut dhe se Ajanti bëri vetëvrasje.

Sipas një versioni, kinëse në kuvendin ushtarak, u vendos që armët t'i takojnë atij për të cilin trojanët e zënë rob deklaruan se i ka dëmtuar më së shumti. Në vota të fshehta fitoi Ajanti. Ndërkaq, Agamemnoni, eprori suprem, me rastin e numrimit të votave, fshehtazi i ndërron shenjat e votave, sepse me të drejtë mendonte se trojanët me vendimin e tyre dëshirojnë që ta dëmtojnë Odiseun dhe kështu t'i hakmirren, sepse më tepër u ka bërë dëme ky se sa Ajanti. Ajanti, prandaj, u zemërua fort dhe aq gjatë mendon për atë se si e ka mashtruar Agamemnoni sa që më në fund humbi tërësisht. Përgjigjen nuk e gjeti as në verën me të cilën tërë natën përpiqej ta harrojë hidhërrmin e vet. Më në fund, u ngrit në këmbë dhe u nis kah tenda e Agamemnonit dhe e shokëve të tij, për t'i qëruar hesapet me ta. Mirëpo, rrugës gabimisht e kaperceu rrethojën e vathës së kafshëve dhe, duke menduar se para vetes e ka Agamemnonin dhe shokët e tij, u vërsul në barinjët, të cilët flinin dhe i vrau të gjithë së bashku me kafshët. Kur në mëngjes erdhi në vete u tmerrua për veprën e vet dhe, që ta heq turpin nga vetja shkoi nga kampi në bregdet dhe atje u hudh në shpatën e vet.

Sipas verzionit tjetër, gjoja, gjykatesit gjatë mosmarrëveshjes nuk kanë qenë trojanët e zënë rob, por vetë akeasit në kuvendin ushtarak. Të dy trimat i paraqitën arsyet e veta: Ajanti në mënyrë të plogshtë, kurse Odiseu me aso shkathtësie retorike sa që kuvendi ia ndau armët Odiseut. Ajanti i madh, i mësuar që të ngadhnjejë në fushën e betejës, nuk ka mundur që t'i përballojë dështimit në fushën e gojtarisë. "Askush nuk është në gjendje që ta mundë Ajantin, përveç vetë Ajainti", bërtiti dhe ia futi vetes shpatën në gjoks.

"Ajanti i vogël" ishte i biri i Eleut, mbretit të Lokridës. Përkundrejt shtatit të tij të vogël dhe natyrës së tij idhnake, ishte luftëar trim dhe në betejë me shtizë ishte i barabartë me të vetëm Idomeneu, mbreti i Kretës. E mbante tarogzën e lehtë prej telit, prandaj kryesisht luftonte krah për krah me emnakun e tij te madh, i cili e mbronte me mburojën e tij të madhe. Më së shumti ishte shquar në betejë për muret dhe i mbronte ushtarët akeas, qëndronte në vendin e vet përkundrejt epërsisë së madhe të trojanëve dhe u tërhoq vetëm kur Sarpedoni, udheheqës i likiasve, e shkul parzmoren para tij, kurse Hektori i theu dyert. Ishte poashtu në mesin e luftetarëve të zgjedhur, të cilët me "kalin trojan" kanë hyrë në Trojë dhe e kanë pushtuar qytetin.

Pas rënies së Trojës e fitoi Kasandrën, bijën e Priamit, por më vonë ia dha Agamemnonit, eprorit suprem, të cilën si skllave e sjell në Mikenë. Edhe pse e mbijetuar rënien e Trojës, ndonëse ka fituar famën dhe plaçkë të madhe, nuk u kthye nga lufta. Afër ujëdhesës së Eubesë, pas së cilës shtrihej vendlindja e tij, papritmas u qua një shtërngatë dhe anija e tij u përplas në një shkëmbë. Zoti i detit, Poseidoni, ndjeu dhimbëje ndaj tij dhe u urdhëroi valëve që ta nxjerrin në breg. Nga bregu Ajanti i fton shokët e vet që të qëndrojnë dhe që atë ta marrin si shembull i cili vetë shpëtoi me fuqinë dhe trimërinë e vet. Këto fjalë vetëbindëse e ofenduan Poseidonin dhe ky me tredhëmbëshin i mëshoi shkëmbit në të cilin gjendej Ajanti dhe e çau në dy pjesë. Gjysma u rropos, në det dhe e muar Ajantin me vete.

Kështu u vranë të dy Ajantët. Njërin e fsheh deti i thellë, kurse tjetrin murana e lartë në brigjet e Dardaneleve (së paku kështu flet tradita post ho meriane). Këtë "varr të Ajantit" në vitin 1873 e ka hulumtuar bashkëshortja e hulumtuesit të Trojës, Sofia Schliemann (Sofia Shliman). Në të nuk ka gjetur mbeturina të njeriut por e ka zbuluar ndërtesën e rrumbullakët prej gurit, e cila ia përkujtonte përshkrimin e ndërtimeve të varreve akease në Iliadë: "Atëherë e rrumbullaksuan varrin me bigaç dhe rreth turrës së drunjve i vendosën gurët që janë për themel dhe pastaj dheun e lëshuan nga lartë".

Emri i Ajantit të madh jeton sot e kësaj dite në fjalët e urta klasike dhe në emërtimin e makinave dhe të klubeve sportive që e simbolizojnë fuqinë. Në ndërdijen e njeriut modern është i pranishëm, para së gjithash, nën ndikimin e Iliadës së Homerit dhe të Metamorfozave të Ovidit. Nga antika, siç kemi theksuar, është ruajtur edhe tragjedia e hershme e Sofokliut, Ajanti (ndoshta nga vitet e tridhjeta të shek. V para e.s.). Svetoni na tregon se tragjedi me të njëjtin titull ka shkruar edhe perandori August. Mirëpo, nuk ka qenë i kënaiqur dhe, kur në mënyrë vetëkritike gjë që është diçka e rrallë për perandorët, se Ajanti i tij zë në thue në fjalë e asgjësoi dorëshkrimin, ndërsa thurjen e vargjeve ua la atyre që ishin më të ftuar.

Për të dy Ajantët dimë nga pikturat e shumta greke në vaza dhe disa relieve. Artistët modernë rrallë u kanë interesuar shembëlityrat e tyre. Janë ruajtur madje tetëdhjetë e pesë piktura të Ajantit të madh të shoqëruar me Akilin. Piktura më e njohur e këtij zhanri, Ajanti luan bixhoz me Akilin është në vazën e Egzekiut, rreth vitit 530 para e.s., e cila sot gjendet në sallën e veçantë të Muzeut të Vatikanit. Vaza tjetër e Egzekiut, ku është i pikturuar Ajanti përgatitet për vetëvrasje (rreth vitit 540 para e.s.) gjendet në Muzeun e Bolonjës. Dhjetëra piktura me këtë temë na janë ruajtur. Prej Duridit dimë se pikturën në vazë Ajanti lufton me Hektorin (rreth vitit 480 para e.s., e cila sot gjendet në Muzeun Britanik në Londër); paraqitja e betejës së tyre është temë e dhjetëra pikturave. Në Muzetë e ndryshëm të botës gjenden pikturat në vaza: Grindja e Ajantit dhe Odiseut për armët e Akilit, Ajanti e bart Akilin e vdekur, Ajanti në luftë me Eneun, Ajanti në botën nentokësore etj. (kryesisht nga shek V para e.s.). Ajanti i vogël është paraqitur në vaza me Kasandrën. Të tilla janë afro gjashtëdhjetë. Në Villa Borghese në Romë gjendet relievi grek, sigurisht nga shek. IV. para e.s. ku paraqitet Ajanti e përvetëson Kasandrën .Është dëm i madh që nuk është ruajtur piktura e Parsiut që paraqet pamjen kur Ajanti dhe Odiseu grinden rrefh armëve të Akilit (nga gjysma e dytë e shek. V para e.s.), prandaj duhet të pajtohemi vetëm me tregimin për të. Parsiu, në të vërtetë, ka marrë pjesë me të në gara, në të cilat ka fituar Timanti, që i ka ardhur keq, siç është shprehur, "jo për shkak të vetes, por për shkak të Ajantit, i cili kështu edhe për të dytën herë u thye prej atij që nuk është i denjë".