Akihito

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Akihito

Akihito (明仁 lindur më 23 Dhjetor 1933) është Perandori (天皇, tennō?) aktual dhe i 125 i Japonisë. Ai u kurorëzua më 1989, dhe rendit i 20 ne listën e liderëve më jetëgjatë. Ai është monarku i vetëm botëror me titull "Perandor".

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Akihito është djali më i madh i pesë djemëve të Perandorit Showa (Hirohito) dhe Perandoreshës Kojun (Nagako). I quajtur Tsugu (継宮, Tsugu-no-miya ?) ai si fëmijë është edukuar nga mësuesit privat e më pas ka hyr në shkollën fillore e të mesme nga 1940-1952. Për dallim nga anëtarët e tjerë te familjes Perandorake, Akihito nuk e ka përfunduar shkollimin ushtarak pas lutjes së babait të tij perandorit Hirohito.

Gjatë bombardimit të Tokyos nga Amerikanët Akihito dhe vellau i tij më i vogel HIH Prince Masahito janë evakuuar nga qyteti. Gjatë okupimit të Japonisë nga Amerikanët, në Luftën e Dytë Botërore, Akihito mësoi anglisht dhe sjelljet perëndimore nga mesuesja e tij Elizabeth Gray Vining. Akihito studio shkencat politike në Universitetin Gakushuin të Tokyos edhe pse asnjëherë nuk u diplomua. Ai ishte pasuesi i fronit Perandorak që nga momenti i lindjes së tij. Inaugurimi i tij si Princ i Kurorëzuar (立太子礼, Rittaishi-no-rei?) u mbajt në Pallatin Perandorak të Tokyos më 10 Nëntor 1952. Në vitin 1953 Akihito e përfaqësoi Japoninë në Kuorëzimin e mbretëreshës Elizabeth II.

Perandori Akihito u ekzaminua me kancer në Janar 2003. Që nga marrja e fronit Perandori Akihito ka tentuar që të afrojë sa më shumë familjen Perandorake me popullin japonez.

Martesa dhe Femijët[redakto | redakto tekstin burimor]

10 prill 1959 Akihito u martua me zonjushën Michiko Shoda (lindur më 24 Tetor 1934) vajzën e madhe të z. Hidesaburo Shoda, presidentin e Kompanisë Nisshin.Princesha e re e Kurorëzuar qe i huaji i parë qe martohej me një pjesëtar të familjes Perandorake.

Perandori dhe Perandoresha kanë tre fëmijë :

HIH Princi i Kurorëzuar Naruhito (l. 23 Shkurt 1960 i titulluar Hiro-no-miya ose Princi Hiro) HIH Princi Akishino (l. 30 Nëntor 1965 i titulluar Aya-no-miya ose Princi Aya) Sayako Kuroda e Njohur si HIH Princesha Sayako (l. 18 Prill 1969 e titulluar Nori-no-miya ose Princesha Nori).