Farabiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Al-Farabi)
Shko te: navigacion, kërko

Abu Nasr Muhammad i lindur Tarkhan i lindur Auzalag al-Farabi i njohur në Perëndim me emrat Avenasar dhe Al Farabius, turk që shkroi në gjuhën arabe dhe i konsideruar si Mësues dytë, (Magister secundus) pra menjëherë pas Aristotelit.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në fshatin Ouasixh në afërsi të Farabit në Kazakistanin e sotshëm. Që i vogël e shoqëroi babain në Bagdad i cili punonte si funksionar i larte ushtarak. Këtu studioi logjikën, gramatikën, filozofinë, matematikën dhe muzikën pranë dijetarëve të feve të ndryshme (mësuesi i tij i logjikës, filozofi Abu Bishr ishte i krishterë). Gjatë një qëndrimi në Egjipt, muer mësimet e shkollës filozofike të Aleksandrisë (Al Iskenderia) dhe në të kthyer u vendos në Oborrin e sovranit Sejf ad-Daula në Damas (Sham). Veprat më të rëndësishme të Farabit, gjithsesi janë komentet e shumta mbi tekstet e Aristotelin e Platonit si dhe një enciklopedi, Traktati mbi muzikën, Traktat mbi shkencat, Arritja e lumturisë dhe shum traktate të tjera mbi lëmi të ndryshme (edukatë, politikë, fé). Vdiq më 950 (339) në Damas.

Krijimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Preokupimi kryesor i Al Farabit është gjithësia, njeriu dhe jeta shoqërore. Studioi me kujdesin më të madh filozofinë e lashtë e posaçërisht Platonin dhe Aristitelin. Kështu vepra e tij është e inspiruar nga burimet e Kur’anit dhe filozofëve të përmendur grekë. Është mendimtari që shënoi lëvizje të rëndësishme në filozofinë islame duke themeluar kështu gnoseologjinë që mbështetet kryesisht në konceptin e njohjes,të burimeve dhe formave. Besimtar i devotshëm, jep mund të madh në në ruajtjen e unitetit islamik i cili në këtë kohë, përçahej në shtete dhe sekte të ndryshme. Për të, dituria dhe njohuritë më të rëndësishme janë njohja e Zotit e me ndihmën e tij dhe të kësaj njohurie, arrihet qëllimi jetësor. Në thelb, Al Farabi mendon se edukata e njeriut duhet të shkoj në drejtim të harmonisë së së koncepteve të dalluara që kanë për synim kryesor perfeksionimin vetanak se ai është i krijuar për të qenë i tillë, dhe kështu arrin lumturinë hyjnore që është qëllim madhor. Njeriu i përkryer, është ai që arrin moral të përkryer, dituri dhe që këta teori i praktikon vet në të gjitha poret e jetës. Vetëm kështu ai i hapën dyerët për pushtet për udhëheqje të bashkësisë. Kësaj të fundit i jep rëndësi të jashtëzakonshme dhe thotë se edukata e përsosur dhe bashkimi i saj me praktikën arrihet vetëm në gji të shoqërisë, jashtë saj njeriu do të jetë vetëm një egërsirë. Duke vazhduar në këtë drejtim edukativ, Al Farabi edukon edhe kreun politik duke krijuar në mënyrë, konceptin hierarkisë dhe shtetit të përkryer. Pikërisht këtu ai thotë se « besimtarët » do ta kenë vendin e tyre që ju takon (dhe meriton) në qytet. Kjo është kurora e sistemit të tij të « qytetit cilësor » që dallon diametralisht nga qytetet (kombet) « mëkatare » dhe të « gabuara », ata të tiranisë (tagalub) dhe të demokracisë (xhama’ijja).

Mbi edukimin[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur flet mbi edukimin, Al Farabi përdorë një numër të madh termesh për të shpjeguar këtë koncept. Ammar al-Talbi, i radhitë në studim të vetin (shih fusnotën), duke dhënë shpjegime për çdo term veçmas : Disiplina (tadib), mirësjellja (tekvim), formimi (tahdib), orientimi (tasdid) arsimi (ta’lim), ushtrimi/mësimi i zejes (irtijad) dhe edukata (terbije).

Al Frabi është i mendimit se edukimi – mësimi, është veti e lindur e njeriut. E quan « natyrë » që do të thotë mundësi me të cilën njeriu është i pajisur me ardhjen në botë. Çdo i aftë psiqik pra, posedon aftësinë të kuptojë, të mësoj, të edukohet...

  • Pjesa e madhe e të dhënave janë nxjerë nga Historia e filozofisë dhe mendimit mysliman të autorit Ammar al-Talbi.