Alingsås Tidning

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zyra lokale e gazetës Alingsås TidningVårgårda

Alingsås Tidning (që do thotë Gazeta Alingsås) është gazetë suedeze doli për herë të parë me emrin Alingsås Weckoblad më 7 janar 1865. Gazeta botohet në komunën Alingsås, komunën Herrljunga dhe komunën Vårgårda tre herë në javë (të hënën, të mërkurën dhe të premten). Gazeta në internet është në dispozicion shtatë ditë në javë, ku lajmet paraqiten vazhdimisht.

Revista që atëherë është botuar nga familja Michelsen dhe botuesi i parë ishte Janus Daniel Michelsen. Gazeta është pjesë e grupit të gazetave William Michelsen Boktryckeri. Gazeta i referohet politikisht liberalëve të pavarur.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]