Alket Rizai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh është një i burgosur në burgun Domoko.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën. I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Ai ishte tip sportiv që në fëmijëri, tifoz i çmendur i Barcelonës, por më shumë se çdo gjë dashuronte simbolin kombëtar. Gjashtë flamuj kombëtarë ka momentalisht në qelinë e tij dhe nuk druhet t’i shtojë ata. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi pervec gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja.

Alket Rizai eshte arratisur 2 here me helikopter nga burgu i Koridalos. Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos. Aktualisht ndodhet ne burgun e Domokos.