Alumniportal Deutschland

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alumniportal Deutschland
Alumniportal Deutschland Logo.jpg
Webfaqja www.alumniportal-deutschland.org
Komercial? jo
Tipi i faqes Rrjet social i Alumnve gjerman
Regjistrim shtator 2008
Gjuha(t) e gjendshme Në 2 gjuhë anglisht dhe gjermanisht
Pronari
Krijuar nga 12 punonjës/drejtues
Lëshuar më shtator 2008

Alumniportal Deutschland është një uebsajt jofitimprurës për lidhjen e bizneseve dhe rrjeteve private Deutschland-Alumni. Deutschland-Alumni janë të gjithë njerëzit në mbarë botën që kanë studiuar, kanë kryer kërkimet shkencore, kanë punuar, kanë përfunduar një trajnim apo një një kurs gjuhe apo thjesht kane qenë vizitorë në Gjermani ose në një institucion gjerman jashtë vendit. Përdorimi i Alumniportal Deutschland është pa pagesë. Ky Projekt Bashkëpunimi është i përkrahur nga pesë organizata gjermane në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Portali është financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Detyrat/Objektivat[redakto | redakto tekstin burimor]

Nëpermjet Alumniportal Deutschland individët Deutschland-Alumni mund të qëndrojnë në kontakt me Gjermaninë. Ju mund të ndërtoni dhe të thelloni kontaktet tuaja me njëri-tjetrin dhe me organizata ndërkombëtare gjermane, biznese, universiteteve dhe rrjete alumni. Ndër ofertat e portalit janë, një bursë ndërkombëtare e tregut të punës, informacione në lidhje me mundësitë e trajnimit të mëtejshëm dhe aktivitete në mbarë botën, një editorial me artikuj rreth kulturës, shoqërisë, arsimit, shkencës, kërkimit shkencor dhe industrisë, një rubrikë Gjuha Gjermane me oferta të të mësuarit të gjermanishtes si dhe një komunitet. Alumniportal Deutschland është i hapur për të gjithë individet alumni, pavarësisht nëse qëndrimi në Gjermani ka qenë i sponsorizuar nga një organizatë gjermane, apo i vetë-financuar. Me këtë rrjet të gjerë kontaktesh, organizatave pjesëmarrëse u mundësohet nje koordinim më i mirë i punës së tyre alumni. Përveç kësaj, potenciali i Alumniportal Deutschland duhet të bëjë më të qartë bashkëpunim ekonomik. Si individët alumni ashtu edhe sipërmarrësit gjejnë në portal punonjës, ekspertë ose partnerë për bashkëpunim.

Themelimi/Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Puna alumni, domethënë puna me të diplomuarit dhe promoventët, ndodh zakonisht pothuajse ekskluzivisht brenda organizatave të ndryshme financuese. Përafërsisht rreth 80 përqind e studentëve të huaj, që do të thotë rreth 14.000 njerëz në vit, paguajnë vetë për studimet e tyre ose qëndrimin për punë (Lëvizësit e lire). Ndërtimi i kontakteve me këta alumni kërkonte deri tani kërkime të gjera. Duke u nisur nga kjo situate inicioi Alumniportal Deutschland. Në këtë formë, ai është portali i vetëm që bashkon punën gjermane alumni dhe është një lidhëz për vet alumnit, për organizatat financuese dhe për të gjitha kompanitë e tjera gjermane dhe organizatat që kanë nevojë për kontakte dhe punonjës në mbarë botën.

Themelimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në qendër të Alumniportal Deutschland është bashkësia online. Për ta përdorur këtë është i nevojshëm një regjistrim pa pagesë. Individët alumni mund të ndërtojnë dhe të mbajnë kontakte në rrjetin social ndërmjet tyre dhe me organizatat dhe kompanitë. Përveç kësaj, ekziston mundësia për të qenë aktiv si pjesë e blogëve të Alumniportal Deutschland. Një "Bibliotekë të dhënash" e qasshme në shumë fusha, i siguron përdoruesve përmbajtje të ndryshme dhe impulset tematike për komunitetin. Ndër to bën pjese një burse pune ndërkombëtare për tregun e punës, një kalendar me evente, oferta rreth gjuhës gjermane, programe te edukimit në fusha të ndryshme, shërbimeve editoriale ndër të tjerat nga fushat e biznesit, hulumtimet shkencore, dhe kultura. Kompanitë dhe institucionet mund të ofrojë vende pune apo vende të lira në tregun e punës dhe të kërkojnë në bazën e të dhënave të aplikantit për stafin vendor, të bëjnë të njohura aktivitetet e tyre, ose të gjejnë dhe krijojnë kontakte me ekspertët. Oferta e Alumniportal Deutschland është në dispozicion në një version gjermanisht dhe anglisht. Gjuha e komunikimit brenda bashkësisë është e lirë.

Sponsorët dhe partnerët[redakto | redakto tekstin burimor]

Alumniportal Deutschland është projektuar për të gjitha organizatat dhe disiplinat. Ky Projekt Bashkëpunimi është i përkrahur nga pesë organizata të bashkëpunimit ndërkombëtar:

Më shumë se dhjetë "partnerë strategjikë" mbështesin bashkëpunimin, duke përfshirë këtu edhe Zyrën e Jashtme, Ministrinë Federale për Arsim dhe Kërkime si dhe fondacione të ndryshme politike, si Fondacioni Friedrich Ebert, Konrad Adenauer dhe Heinrich Boell.[1]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ [http://www.alumniportal-deutschland.org/kooperationspartner-de.html shih faqen e partnerëve të Alumniportal Deutschland]

Linket[redakto | redakto tekstin burimor]

Alumniportal Deutschland - Faqja kryesore në gjermanisht

Alumniportal Deutschland - Faqja kryesore në anglisht

Alumniportal Deutschland] Njoftim për shtyp nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), datë 11 shtator 2008 për lëshimin e Alumniportalit

Deutschland geht an den Start] Entwicklungspolitik Online (epo) vom 11. September 2008 zum Launch des Alumniportals

Deutschland mit neuem Gesicht] DAAD-Pressemitteilung vom 21. Juli 2009 zum Launch der Alpha-Version des Alumniportals

Magazin.de vom 30. November 2009 zur Alumniportal-Veranstaltung in Jakarta/Indonesien

20.000 përdorues të regjistruar] Njoftim i Goethe-Institut në muajin shtator 2010 për përdoruesin e 20.000-të të regjistruar në faqen e Alumniportal Deutschland.