Amperi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rrufeja godet tokën

Amper quhet njësia për matjen e intensitetit të rrymës elektrike. Intensitet i rrymës quhet sasia e elektricitetit, e cila kalon nëpër një përcjellësi gjatë një sekonde. Andre Mari Amper fizikan francez (1775-1836), zbuloi veprimin magnetik të rrymës elektrike, për nder të tij njësia për matjen e rrymës quhet Amper.

Përkufizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Sasia një amper është ai intensitet i rrymës elektrike e cila kalon nëpër dy përcjellsa elektrik paralel me gjatësi të pakufishme dhe me trashësi të papërfillshme të larguar 1m në vakum prodhon një forcë tërheqëse mes përcjellësve, të barabartë me 1 njuton për ç'do metër të gjatësisë së saj. Përkufizim ekuivalent për amperin është edhe ky : Amperi quhet ai intensitet i rrymës elektrike, kur nëpër përcjellës kalon sasi e elektricitetit prej 1 kuloni në 1 sekondë.

\rm 1\ A=\frac{1\ C}{1\ s}.

Në praktikë, përveç amperit, si njësi më të vogla përdoren edhe miliamperi (1mA = 0,001 A) dhe mikroamperi (1 uA = 0,000001 A). Për intensitete të mëdha përdoret njësia kiloamper (1 kA = 1000 A). Instrumenti i cili shërben për matjen e intensitetit të rrymës elektrike quhet ampermetër.

Elektriciteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, elektron = qelibar) është dukuri që ndodh në prani të ngarkesës elektrike. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rryma elektrike, kjo dukuri vëhet në përdorim industrial në elektronikë etj.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]