Amplifikatorë me kolektorë të përbashkët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Një ndër tipet e amplifikatorit me transistor është qarku me kolektor të përbashkët. Sinjali hyrës mirrët nga baza dhe dalja ështe në emiter. Sinjali i tensionit dalës është në fazë me sinjalin e tensionit në hyrës dhe për kët arsye ky qark shumë shpesh quhet emitter follower.

Nga figura mund të shihet se sinjali dales merret nga emiteri dhe kolektori është i kyçur direkt ne Vcc. Pasi që tensioni i burimit Vcc lidhet në masë të qarkut ekuivalent alternative, qarku quhet me kolektor të përbashkët.

Amplifikimi i tensionit[redakto | redakto tekstin burimor]

Analiza njëkahore është plotësisht e njëjtë si tek amplifikatori me emiter të përbashkët, prandaj do të nadlemi vetëm tek analiza për sinjale të vogla alternative. Në fig.2 është paraqitur skema ekuivalente e amplifikatorit me kolektor të përbashkët për sinjale të vogla. Terminali i kolektorit është në masë dhe rezistenca dalëse e tranzistorit është paralel me burimin e varur të rrymës.

Nga qarku i fundit shihet se :

i_o=(1+\beta )i_o

ashtu që tensioni dalës mund të shkruhet si :

v_0=i_b(1+\beta )(r_0||R_e)

Nëse e shkruajmë ligjin e Kirchhoff-it për kunturën B-E do të fitohet :

v_i=i_b[r_\pi+(1+\beta )(r_0||R_e)]

ose :

R_i=\frac{v_ib}{i_ib}=r_\pi+(1+\beta )(r_0||R_e)

Amplifikimi i tensionit gjendet me kombinimin e ekuacioneve të fundit si :

A_v=\frac{v_0}{v_i}

Nëse e analizojm shprehejen për amplifikimin e tensionit shohim se ky amplifikim është diç më e vogël se 1 dhe se është pozitiv. Kjo do të thotë se sinjali i tensionit daljës në emiter është më fazë me sinjalin e tensionit hyrës, prandaj edhe ky amplifikator quhet emiter follower. Tensioni në dalje është pothuajse i njejtë me tensionin hyës.

Impedanca hyrëse dhe dalëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Impedanca ose rezistenca hyrëse për sinjale të vogla, e amplifikatorit me kolektor të përbashkët caktohet në mënyrë të njëjtë si për qarkun me emiter të përbashkët.

R_i=r_\pi+(1+\beta )(r_0||R_e)

Qarku mund të shfrytëzohet për gjetjen e rezistencës dalëse të amplifikatorit me kolektor të përbashkët i shikuar nga terminalet e daljes.Burimi i pavarur i tensionit barazohet me zero (Vs=0), që do të thotë se Vx dhe rryma rezultuese është ix. Rezistenca dalëse,Ro, është e definuar si :

R_0=\frac{v_x}{i_x}

Atëherë kemi :

R_0=(\frac{r_\pi+R_1||R_2||R_s}{1+\beta})||R_e||r_0

Ekuacioni i fundit trego se rezistenca dalëse e shikuart nga terminalet e daljes është rezistenca efektive në emiter, paralel me rezistencën e emiterit shikuar nga ana e hyrjes së qarkut. Amlifikatori me kolektor të përbashkët ndonjëherë quhet edhe transformator i impedancës, sepse impedanca hyrëse vshtë e lartë, ndërsa ajo dalëse e ulët.

Amplifikimi i rrymës[redakto | redakto tekstin burimor]

Amplifikimi i rrymës për sinjale të vogla te amplifikatori me kolektor të përbashkët mund të caktohet duke shfrytëzuar rezistencën hyrëse dhe konceptin e ndarësit të rrymës. Amplifikimi i rrymës nga figura është :

A_i=\frac{i_e}{i_i}

Amplifikimi i rrymës për sinjale të vogla :

A_i=({\frac{R_1||R_2}{R_1||R_2+R_ib}})({\frac{r_0}{r_0+R_E}})(1+\beta)

Nëse është: R_1||R_2>>R_ib dhe r_0>>R_E

Atëherë : A_i=~(1+\beta)

Këtu shihet se amplifikimi i tensionit është më i madhë se 1, krahasuar me atë të amplifikimit të tensionit i cili është me i vogël se 1. Por te ky qark amplifikimi i fuqis është më i vogël.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Rezistenca shumë e ulët dalëse bën që ky amplifikator të sillët si një burim ideal i tensionit. Për këtë arsye amplifikatori me kolektor të përbashkët shpesh përdoret si stad dalës i amplifikatorëve shumë stadesh.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]