Anatomia e njeriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Anatomia)
Shko te: navigacion, kërko
"Njeriu virtytian". Skicim i trupit njerëzor

Anatomia e njeriut është studimi shkencor i morfologjisëtrupit të njeriut të rritur[1]. Anatomia ndahet në anatomi bruto dhe anatomi mikroskopike[1]. Anatomi bruto (ose anatomi topografike, Anatomi rajonale, ose antropotomi) është studimi i strukturave anatomike që mund të shihen me sy të lirë(pa ndihmën e thjerrzave ose mikroskopit)[1]. Anatomia mikroskopike është studimi i strukturave anatomike me ndihmën e mikroskopit, e cila përfshin historia (studimi i organizimit të indeve)[1], dhe studimin e qelizave.. Studimi i rrethinës së pjesëve të trupit dhe vendndodhjes së tyre që në kirurgji luajnë një rol të rëndësishëm bëhet në Anatominë topografike. Krahasimi ndërmjet pjesëve të trupit të qenieve të gjalla bëhet në Anatominë krahasuese. Mësimet, kërkimet dhe studimet për pjesët e trupit të organizmave zhvillohen në Institute e ndryshme shkollore për të cilët në rrethin e ngushtë thuhet Anatomia. Anatomia e njeriut së bashku me fiziologjinë dhe biokiminë është themeli i shkencës mjekësore

Përmbajtja

[redakto] Ndarja e anatomisë

Anatomia përfshin të gjitha pjesët e trupit duke filluar nga Skeleti i cili përbën pjesën strukturore, pastaj sistemi muskulor i cili ka një lidhje perfekte me muskujt, Sistemi i qarkullimit të gjakut, Sistemi nervor, Lëkura dhe organet e brendëshme.

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhje të jashtme


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera