Anders Fogh Rasmussen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen politikanë danezë i cili ka mbajtur poste të shumta në qeveri në Danimarkë. Nga 1987-1992 ai ishte ministër i Taksave dhe 1990-1992 edhe ministri për Çështjet Ekonomike në Qeverinë e koalicionit Konservator-Liberal. Si Ministër për Çështjet Ekonomike dhe anëtar i BE-së, Rasmusen, ishte negociatori danez dhe nënshkrues i Traktatit të Mastrihtit, e cila përfundimisht çoi në futjen e monedhës së përbashkët euro. Nga viti 1992 deri më 1998 ai ishte zëdhënës i Partisë Liberale dhe 1993-1998 kryetari i grupit parlamentar për këtë parti. Në 1998 ai u bë kryetar i Partisë Liberale. Pas zgjedhjeve parlamentare në 2001 ai formoi qeverinë e tij të parë, një koalicion i përbërë nga Partia Liberale dhe Partia Popullore Konservatore. Qeveria e tij u rizgjodh respektivisht në 2005 dhe 2007 dhe ai e mbajti postin e kryeministrit deri sa ai u zgjodh si sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s në Samitin e Strasburg-Kehl në prill 2009.