Andon Qesari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Andon Qesari është aktor dhe regjisor shqiptar.

Ai lindi në fshatin Qeparo të Vlorës27 qershor të vitit 1942. Në 1966 diplomohet për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Veprimtaria aktoriale[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Doktori pacient (Aleksi)
  • Epoka para gjyqit (Qamil Beu)
  • Ezopi (Ksanthi)
  • Fernando Krafi më ka shkruar një letër (Konti)
  • Furnalta (Fen)
  • Intrigë dhe dashuri (Vurmi)
  • Monserati (At Kormili)
  • Opertunesku (Komisari)
  • Prometeu (Zeusi)
  • Romeo e Zhulieta (Kapuleti)
  • Shënomëni dhe mua (Besniku)
  • Tragjedia e Deas (Luixhi)
  • Vizita e damës plakë (kryetari)
  • Vizita e inspektorit (Berlingu)

Veprimtaria Regjisoriale[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

2007 -- Sekretet.........................................................................Dekoruesi

1996 -- Tingujt i harresës...............................................................

1994 -- Dashuria e fundit...............................................................Shefi i policisë

1990 -- Inxhinieri i minierës............................................................Drejtori

1989 -- Kthimi i ushtrisë së vdekur....................................................Ministri i Luftës

1988 -- Stolat në park...................................................................Regjisori

1987 -- Bota e padukshme..............................................................Zv/Ministri

1987 -- Në emër të lirisë................................................................Syrjai

1987 -- Tela për violinë.................................................................Doktor Kozmai

1984 -- Fushë e blertë fushë e kuqe......................................................

1983 -- Fraktura.........................................................................Nëpunësi

1980 -- Dëshmorët e monumenteve...................................................Hesler,kapiteni Austriak

1977 -- Ata ishin katër.............................................................Bilali, Komandanti i Shtabit Partizan

1976 -- Pylli i lirisë.......................................................................Një nga dy ballistët

1975 -- Në fillim të verës...............................................................Shefi i Policisë Sekrete Fashiste

1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen......................................................Skënderi