Ankesa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ankesa është mjet i rregullt juridik kundër vendimeve të dhëna në shkallë të parë, ndërsa kundër vendimeve në shkallë të dytë ankesa nuk është e lejuar për ndryshim nga procedura penale dhe civile ku ankesa është e lejuar edhe në shkallë të dytë.

Të drejtë ankimi ka para së gjithash pala e cila është e pakënaqur me vendimin e atij organi. Përveç palës, të drejtë ankese ka edhe prokurori publik, avokati publik si dhe organet tjera shtetërore të autorizuara me ligj.

Sipas rregullores 2000/45 "Për vetë qeverisjen e komunave në Kosovë" janë përcaktuar parimet mbi ankesat dhe mbrojtjen juridike. Në nenin 35 të kësaj rregulloreje thuhet : "Të gjithë qytetarët mund të paraqesin ankesë ndaj vendimit administrativ nëse ai ose ajo mendon se me atë vendim i janë shkelur ose i janë cenuar të drejtat atij ose asaj".

Afati i përgjithshëm për paraqitjen e ankesës është 15 ditë nga dita kur i është dorëzuar vendimi i palës. Ky afat mund të jetë më i shkurtër ose më i gjatë, varësisht se si vendos organi.

Përmbajtjen e ankimit e përcakton ligji se cilat elemente janë të nevojshme me rastin e paraqitjes së ankesës. Këto elemente janë :

  • 1. Data dhe numri i vendimit që kundërshtohet
  • 2. Emri i organit që e ka nxjerrë vendimin
  • 3. Në çfarë pikëpamje pala është e pakënaqur me atë vendim.

Përveç këtyre elementeve ankesa duhet të jetë e çartë, e kuptueshme dhe duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar.

Organi i shkallës së parë e shqyrton ankesën nëse ajo është paraqitur brenda afatit të caktuar kohor si dhe a është paraqitur nga personi i autorizuar.

Për hir të ekonomizimit të procedurës, ligji i organit të shkallës së parë ia ka caktuar një afat kohor brenda të cilit organi duhet të vendosë nëse organi i shkallës së parë nuk është kompetent për të vendosur sa më shpejt që është e mundur.