Antonín Dvořák

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Antonin Dvorak

Antonin Leopold Dvořák lindi më 8 shtator të vitit 1841Nelahozeves, Çeki dhe vdiq më 1 maj të vitit 1904Pragë, Çeki ishte një kompozitor çek i muzikës romantike. Ai ndërthuri me sukses melodine popullore me muzikën e dhomës dhe atë simfonike.

Bedrih Smetanas (Bedŕich Smetana) dhe bashkatdhetari shtatëmbëdhjetëvjeçarë Antonin Dvoraku ja arritën që të shkrinë principet e romantikës klasike me elementet e folklorit vendas dhe më këtë të radhiten në nivel të muzikës kombëtare çeke/ Për deri sa Smetana arriti nam në programe muzikore, Dvoraku në radhë të parë ishte një kompozitorë i muzikës absolute. Si biri i një hotelieri dhe kasapi, së pari ju deshtë që të merrte zanatin e të atit para se ta linte të studionte muzikën. Si i ri nevojat e jetike ai i mbulonte me punën e tij si organist dhe muzikant i orkestrës. Nxitjet vendimtare për krijimtari muzikore i mori nga Johanes Brahmsi (Johannes Brahms). Brahmsi kënaqej me muzikën e Dvorakut e veçanërisht me melodiken e rrjedhshme të tij, Prej inatit po du me dalë prej lëkurës kur po shohë se çka ju bie ndër mend njerëzve ashtu pa mundu - kishte thënë njëherë. Në të vërtet shumë vepra të Dvorakut nuk duken problematike në krahasim me mundimet titanike të dëshirës së Betovenit apo me melankonlin e Brahmsit. Me gjithë këtë, Dvorek nuk ishte i muzikanti i thjeshtë popullor ashtu si ai shpesh paraqitet nga të tjerët. Ai ishte një artist që kishte një vetë kritikë dhe shumë punime të hershme të tij i cilësonte si të pa pjekura. Për të zotërimi i formës ishte veçoria që vlerësohej më së larti edhe në copëza të vogla.

Ndër të tjera me emrin Dvorak është pagëzuar një krater mbi spërfaqen e planetit merkur.

Thënie[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Moxarti është diellshkëlqim i ëmbël."

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]