Aplikacioni Siri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Motoja është "Siri. Dëshira juaj është urdhër." Siri është një asistent personal inteligjent (ose mund të konsiderohet si një navigator i zgjuar në smartphone) dhe funksionon si një aplikacion në sistemet iOS. Aplikacioni përdor një gjuhë të zgjedhur nga përdoruesi për t'iu përgjigjur pyetjeve që i bëhen aplikacionit, për të dhënë rekomandime dhe për të performuar veprime me aplikacione të tjera. Apple deklaron se aplikacioni regjistron preferencat e përdoruesit dhe me kalimin e kohës personalizon detyrat (a mos është ky fillimi i inteligjencës së mirëfilltë artificiale??). Fillimisht, Siri u shtua në App Store në 28 prill 2010 dhe Siri Inc. deklaroi se po fillonte të punonte për të njëjtin aplikacion për Blackberry por këto plane u anulluan pasi Siri Inc. u ble nga Apple.

Aplikacioni origjinar ndaloi së funksionuari më 14 tetor 2011 ndërsa ditëlindja e Siri nga Apple u deklarua më 4 tetor 2011 me prezantimin e iPhone 4S. Detyrat që mund të realizojë Siri janë me ndërveprim me aplikacione të tjera ndër të cilat rreshtohen: alarmet e kujtesës, parashikimi i motit, tregjet e aksioneve financiare, mesazhet, emailet, kalendari, kontaktet, shënimet, muzika, ora, shfletuesit e internetit, hartat, etj. Momentalisht, deri tani, Siri suportohet në gjuhët anglisht (me theks amerikan, kanadez, australian dhe britanik), frëngjisht, gjermanisht, gjuhë japoneze, gjuhë koreane, italisht (me theks italian dhe zviceran), spanjisht (me theks meksikan dhe spanjoll), gjuhën mandarine (me theks kinez dhe tajvanez) dhe gjuhën kantoneze. Versioni më i fundit me të cilin mund të punojë pa problem Siri është iOS 5.0.

Detyrat që Siri i realizon për ju, në fakt, mbarojnë më shpejt nga sa do të mbaronin nëse ju do të përdornit aplikacione të tjera për shkak të metodës që përdor Siri duke thirrur në mënyrë direkte aplikacionin që ju kërkoni. Thirrjet e telefonatave kryhen për punë sekondash vetëm duke thënë emrin e kontaktit tuaj (në gjuhën ne të cilën keni telefonin). Lehtësi të mëdha shfaqen gjithashtu në shkrimin e emaileve dhe mesazheve, në kërkimin e dosjeve në memorie, në leximin e teksteve, në postime në Facebook ose Tëitter, etj. Më poshtë është një pjesë nga ajo që shkruhet në ëebsite e Apple në lidhje me Siri:

"Siri ju lejon të përdorni komandat zanore për të dërguar mesazhe, për të planifikuar një mbledhje, për të telefonuar, dhe shumë më shumë. Kërkojini Siri-t të bëjë diçka për ju vetëm duke folur normalisht. Siri e kupton atë që je duke thënë, e di se çfarë ke ndërmend dhe të kthen edhe përgjigje. Siri është i lehtë për t'u përdorur dhe bën aq shumë sa do të gjeni gjithnjë e më shumë mënyra për ta përdorur."

Për më tepër do të vijmë në ditët në vijim me artikuj të tjerë në lidhje me iOS dhe me Siri dhe gjithashtu po përgatisim një video-analizë për iPhone, iOS dhe për Siri në veçanti.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]