Arben Ajdini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arben Ajdini është një këngëtar Strugan nga Maqedonia.

Arben Ajdini është këngëtari i njohur nga Ladorishti i Strugës te i cili që në fëmijëri spikaste talenti i jashtëzakonshëm për muzikën. Arben Ajdini, shkollën fillore e kreu në vendëlindje-Ladorisht, ndërsa atë të mesme në vitin e parë 1990 në Prishtinë-pranë shkollës të muzikës,dega-Klarinetë. Më vonë vazhdoi shkollimin në shkollën e mesme të përgjithshme Ladorisht-Hajdar Dushi,por dëshira e madhe për të vazhduar rrugën e muzikës,u transferua në Elbasan pranë shkollës së mesme-Onufri-dega: Solo Këndim,nga aty kreu vitin e tretë për t’a perfunduar më vonë vitin e katërt në Tiranë,pranë Liceut Artistik-Jordan Misja-dega:Solo Këndim. Gjatë kësaj periudhe ka patur aktivitete të ndryshme artistike në pjesmarrje të festivaleve që mbaheshin në Maqedoni ose më gjërë.Është vlerësuar me çmime të ndryshme në pjesmarrje të festivaleve si; Deputimi më i mirë-Zambaku i Prizrenit. Zëri më i mirë-Polifest 2002. Përshtypja më e mirë-Nota Fest-2011 Në festivalin-Këngë Jeho-1997,është vleresuar me çimimin e parë. Gjatë kësaj kohe vazhdoi studimet në vitin e parë në Universitetin e Tetovës,dega;solo këndim me prof.Ahmet Dërguti,pas dy vitesh suksese u transferua në Institutin e lartë Tiranë,dega;solo këndim me prof.Burhan Spahiu,për të kryer vitin e tretë dhe të katërt. Në qytetin e Strugës është marrë me krijimtari muzikore për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë bashkëpuntor në formimin e festivalit për fëmijë-Zogu i Artë-i cili pati jehonë dhe vazhdimësi. Në vitin 2000/2001,ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme të mjekësis-Nikola Shtejn-Tetovë,ndërsa vitet në vazhdim,u kthye në vendëlindje për të dhënë kontributin e tij në lëndën e muzikës,në shkollën fillore-Zini Hani-Veleshtë 2001/2002, shkruan Struga Ekspres. Arben Ajdini,ka kryer Magistraturë,dega solo këndim në univeritetin e Prishtinës në vitin 2014. Që nga vitet 2003 e këtej është mësimdhënës i rregullt,pranë shkollës fillore-Ashim Agushi-Ladorisht,krahas shkollës në fjalë ka punuar dhe në shkollën e mesme të muzikës-Todor Skalovski-Tetoec,paralele në qytetin e Strugës.Mësimdhënës në lëndën e solo këndimit, nga vitet 2008 deri në vitet 2015. Ndër këngët e tij,veçojmë: Moj Nuse,Mall për Nënën,Se rroj në vargjet e tua,Zemra m’a thotë,28 Nëntori,e tj…

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Më zu vesa
  • Sotë a derëzez
  • Zemra m’a thotë
  • Moj Nuse
  • 28 Nëntori
  • Mall për Nënën
  • Se rroj në vargjet e tua