Ardit Cuni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ardit Çuni
Lindi (1995-12-30) 30 dhjetor 1995 (28 vjeç)
Shqipëri, Lezhë
ZhanretPop music, Dance music
Këngëtar, TV HOST, TV Co-Producer
Vitet aktik2012-prezentë

Ardit Çuni (lindur me 30 Dhjetor, 1995) është një këngëtar, prezantues dhe producent televiziv i njohur shqipëtar. Ai u bë i njohur me hite si ‘’Jena Na’’, ‘’Je Mama’’, ‘’QAJ’’ dhe përformancat avangard në festivale ndër vite.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arditi realizoi këngën e tij të parë ‘’Po te Jesh I Dashuruar’’ pjesmarrës në Top Fest 2012. Po ashtu në 2012, Arditi kompozoi këngën për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë e cila u kthye në një bashkpunim shumë të famshëm me disa nga artistët me emër në Kosovë dhe Shqipëri si:Myfarete Laze, Xhensila Myrtezaj, Flaka Krelani, Kejsi Tola, Eliza Hoxha, Big Basta. Kënga u kthye në një nga kolonat zanore të këtij 100 vjetori. Në 2013 Arditi rikthehet në Top Fest, me një duet me këngëtaren britanike, Joanna Wakeley gjithashtu e njohur si mbesa e stilistes së famshme Amanda Wakeley. Kënga që javën e parë ishte më e klikuara dhe rezultoi e tillë deri në fund të kompeticionit.

Në vitin 2012 ai konkuroi në sezonin e parë të X Factor Albania[1], ku aty u rendit në Top20 e kategorisë së djemve. Në vitin 2013 Ardit bëhet artisti i parë shqiptar me një kanal zyrtar në VEVO. Arditi përveq si këngëtar ishte dhe prezantues dhe producent televiziv i emisionit të tij të quajtur ‘’SHINE’’ në një nga televizionet më të mëdha në vend ‘’Albanian Screen’’. Emisioni u rankua në vendin e 3-të nga emisionet më të ndjekura të prime time në Shqipëri duke arritur të ishte një sukses që në edicionin e parë në vitin 2015.Në vitin 2013, Arditi lancon këngën ‘’Mos Shko’’ në Festivalin Kënga Magjike e cila mori disa nominime dhe zgjeroi bazën e tij të fansave. Gjate vitit 2014, Arditi lancon këngën ‘’DIGJU’’ sërish në Kënga Magjike e cila u nominua për qmimet Best Dance dhe Klan Television Award. Në vitin 2015 nisi suksesshëm pas bashkpunimit me kompozitorin suedez Peter Bostrom gjithashtu i njohur si bashkëkompozitori i Euphoria nga Loreen e cila fitoi Eurovision Song Contest 2012 i mbajtur në Azerbejxhan [2]. Kënga e parë ishte ‘’Let’s Go’’ prodhuar nga Peter Bostrom dhe shkruar nga Christian Oscarsson & Linda Sonnvik e cila arriti Top20 në Swedish Itunes Chart, Top200 in Scandinavian DJ Charts, Nr. 1 në Kosovë, Hit Of The Day në radiot shqiptare. Let’s Go u lancua si një EP bashkë me një version remix për radiot nga Red Top, DJ i njohur Suedez, nën shtëpinë diskografike Peer Music a courtesy of BassFlow. [3] [4] [5] [6]. Let's Go u promovua në radiot suedeze në programin e njohur P3 Muzik Guiden. Pas bashkëpunimit të parë të suksesshëm, Arditi rikthehet në Kënga Magjike 2015 me këngën ‘’Me Zemer’’ shkruar dhe prodhuar nga Peter Bostrom, Dimitri Stassos, Karlsson, Hult, [[Big Basta] e cila u nominua për qmimin The Best Dance Song of the Year. Kënga "Me Zemer" u lancua më pas edhe në gjuhën angleze dhe arabe në bashkëpunim me këngëtarin e njohur nga Lindja e Mesme Omar Arnaout në kanalin ArditCuniVEVO me titullin One Life. [7] [8] [9] [10] [11] [12] Kënga e radhës dhe suksesi i tij më i madh ishte ‘’Jena Na’’ në 2016, një bashkëpunim me këngëtarën e njohur Vesa Smolicën në zhanrin Moombahton e shkruar dhe kompozuar nga Marsel Gunga & 2Step. Kënga u kthye në sensacion duke u renditur për 6 javë në vendin e parë në klasifikimin e Top Awards duke mbajtur kështu rekordin si kënga më me shumë javë në vendin e parë.[13] [14] [15] [16] Videoja në Youtube arriti të mbledhte deri në 4 milion shikime duke u kthyer virale në vende si India, Morocco, Pakistan, Turkey. Në vitin 2017, Arditi lancoi vazhdimin e ‘’Jena Na’’ të titulluar ‘’Je Mama’’ bashkë me një video xhiruar në rivierën shqipëtare. Kënga u rendit në Top20 në Top listën shqipëtare.Kurse në vitin 2017 ai ishte i ftuar për të përformuar në turin ‘’Maratona e Kënges’’ e cila i solli përfomanca të mrekullueshme dhe shumë suksese në qdo qytet bashkë me artistët e tjerë. Në vitin 2018 , Arditi publikon ‘’Ajo’’ në bashkpunim me një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare Eranda Libohova. Kënga u kthye shumë shpejt në një hit pranveror për shkak të ritmit dhe tekstit të thjeshtë. Pas pak muajsh Arditi vjen sërish në një bashkëpunim me këngëtarën shqipëtare shumë të njohur në trojet shqipëtare Lorin me këngën ‘’Dashni’’ e cila që në muajin e parë arriti të kapte deri në 1 milion shikime në kanalin zyrtar Youtube. Rikthimi i Arditit pas 3 vitesh mungesë në Kënga Magjike i solli një super sukses me këngën ‘’Qaj’’ me një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Daniela Toci, e cila ishte konkurente e The Voice Kids. Kënga brenda javës së parë u kthye në këngët më të komentuarën e Festivalit duke mbajtur edhe vendin e parë përgjatë shumë javëve si kënga më e klikuar në kanalin Youtube, kjo për shkak të vokaleve të veqanta dhe tekstit shumë prekës të këngës. Përgjatë gjithë festivalit si nga publiku ashtu dhe nga votimet online kënga renditej si një ndër pretendentët për të fituar qmimin e madh. [17] Gjatë netëve finale, ‘’Qaj’’ arriti të nominohej për ‘’Qmimin e RTV21’’ dhe ‘’Best Performance’’ duke arritur të fitoje vetem njërin nga të dyja. [18]


Discography[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Singles[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2012 - "Po Te Jesh i Dashuruar"
  • 2012 - "Prane Njeri Tjetrit"
  • 2012 - "Christmas Time"
  • 2013 – "Mos Shko"
  • 2013 – "Thjesht Loja Ft Joanna Wakeley"
  • 2014 - "Digju"
  • 2014 - "Dashuri ne Arrati"
  • 2015 - "Let's Go"
  • 2015 - "Me Zemer"
  • 2016 - One Life Ft. Omar
  • 2016 - Jena Na Ft. Vesa Smolica
  • 2016 - Pa Mu
  • 2017 - Je Mama
  • 2018 - AJO ft Eranda Libohova
  • 2018 - Dashni Ft. Lori
  • 2018 - QAJ ft. Daniela Toci

Albums[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2015 - Let's Go (EP)

Awards and nominations[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kenga Magjike

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2013 "Mos Shko" Best Collaboration Kandidat/e
Best Ballad Kandidat/e

Kenga Magjike

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2014 "Digju Best Performance Kandidat/e
Best Dance Kandidat/e

Kenga Magjike

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2015 "Me Zemer" Best Dance Kandidat/e
Klan Television Award Kandidat/e

Kenga Magjike

Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2018 "QAJ" Best Performance Kandidat/e
RTV21 Award Fitues/e


References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://wiwibloggs.com/2015/08/12/albanian-ardit-cuni-single-lets-go/
  2. ^ https://wiwibloggs.com/2015/08/12/albanian-ardit-cuni-single-lets-go/
  3. ^ http://www.panorama.com.al/ardit-cuni-projekti-im-nderkombetar-ja-si-ia-dola/
  4. ^ http://lajmi.net/artisti-shqiptar-realizon-kenge-me-kompozitoret-e-kenges-fituese-te-eurovision-video/
  5. ^ http://revistaalbaniac.blogspot.com/2015/08/nje-eurodance-hit-nga-ardit-cuni-lets-go.html
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 8 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ https://telegrafi.com/ardit-cuni-kenge-mosdiskriminimin-ndaj-femijeve-dhe-racave-te-ndryshme-video/
  8. ^ http://www.panorama.com.al/ardit-cuni-se-shpejti-nje-kenge-me-omar/
  9. ^ http://prive.al/senzacioni-omar-ne-tirane-jo-vetem-per-kenga-magjike/
  10. ^ https://www.classlifestyle.com/d/84/142/5910/omar-bashkpunimi-i-par-me-nj-kngtar-shqiptar/
  11. ^ https://noa.al/lajmi/2016/02/556969.html
  12. ^ http://www.revistawho.com/breakingnews/ky-eshte-bashkepunimi-i-pare-i-omar-me-nje-kengetar-shqiptar/
  13. ^ http://topawards.top-channel.tv/index.php/ardit-cuni-dhe-vesa-smolica-nuk-mposhten-edhe-kete-jave-vazhdojne-kryesojne-top-listen
  14. ^ http://www.topalbaniaradio.com/v7/ardit-cuni-dhe-vesa-smolica-nuk-mposhten-edhe-kete-jave
  15. ^ http://gazeta-shqip.com/lajme/2016/08/28/jena-na-kryeson-the-top-list/
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2019. Marrë më 8 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2018. Marrë më 8 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  18. ^ https://www.anabelmagazine.com/artikull/38761/tears-can-not-be-borne-little-danielle-teases-ardit-chunin/