Arkivi Sekret i Vatikanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Arkivi Sekret i Vatikanit (lat. Archivum Secretum Apostolicum Vaticanum) është arkivi qendror i Selisë së Shenjtë dhe ruan të gjitha aktet dhe dokumentet që lidhen me qeverisjen dhe veprimtarinë baritore të Pontefikatit Romak dhe zyrat e lidhura me Selinë e Shenjtë.

Papa Urbani VIII vendosi në Arkivin Sekret të Vatikanit regjistër të ndryshëm letrash papale dhe libra në Dhomën Apostolike, të cilët gjer në atë kohë gjendeshin në Avinjon.

Papa Aleksandri VII vendosi të shtojë në arkiv letërkëmbimin e Sekretarisë së Shtetit.

Arkivi i Vatikanit "i shërben para së gjithash e kryesisht Pontifikatit Romak dhe Kurisë së tij, apo Selisë së Shenjtë. (Motu Proprio nga Leoni XIII 10 maj 1884).

Në vitin 1881 arkivi u hap për konsultim edhe për studiuesit dhe u bë kështu një nga qendrat kërkimore historike më të rëndësishme të botës.

Arkivit i është shtuar edhe Shkolla Paleografike, Diplomatike, Arkivistike e Vatikanit, themeluar nga Leoni XIII, që vendosi rregullat në "Motu Proprio" Që nga fillimi, më 1 maj 1884; rregulli i sotëm i përgjigjet Statusit të ri të miratuar nga Pali VI, më 21 maj 1976.

Arsimi në Shkollën Vatikanore zgjat dy vjet. Shkolla lëshon diplomën e Arkivistit Paleograf. Përveç kursit dyvjeçar, mbahet një kurs i përvitshëm vetëm për arkivistikë dhe një kurs vjetor për paleografi greke, me lëshimin e diplomave përkatëse.

Arkivarë të rëndësishm[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]