Arkivi i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Arkivi i Kosovës ruan, mbron dhe administron lëndën arkivore të organeve dhe të organizatave publike, të personave fizik e juridik, të familjeve dhe subjekteve të tjerë, veprimtaria e të cilëve shtrihet apo është shtrirë në territorin e Kosovës apo në një pjesë të saj, që i referohet dokumentit të trashëguar nga e kaluara e Kosovës, të institucioneve qendrore dhe subjekteve private të kaluara në pronësi publike. Selia e Arkivit të Kosovës është në Prishtinë.[1]

Arkivi i Kosovës ëstë unik dhe në përbërje të tij hynë Arkivi ndërkomunal; Arkivi komunal; Arkivi privat. Arkivi komunal kryen veprimtari arkivore për nevojat e komunës përkatëse. Veprimtarinë dhe shërbimin arkivor të sigurimit, mbledhjes, klasifikimit, ruajtjes, mbrojtjes, përzgjedhjes dhe të përdorimit të lëndës arkivore e bën sipas vendimit për themelimin e tij, udhëzimeve profesionale detyrimore të autoritetit arkivor përkatës si dhe të standardeve arkivore në përgjithësi.

Kushtet themelore të nevojshme për kuadrin profesional, teknik dhe ndihmës të arkivave; lokalet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë dhe të shërbimit arkivor; kushtet e nevojshme për vendosjen, mbrojtjen, ruajtjen e lëndës arkivore; kushtet e nevojshme për vendosjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e përshtatshëm të lëndës arkivore; mjetet materiale dhe financiare të nevojshme për punën dhe funksionimin e arkivave si dhe përcakton kërkesa normativa dhe standardet arkivore të detyrueshme për aktivitetin, veprimtarinë dhe punën e arkivave të Kosovës i përcakton Drejtoria e Arkivave të Kosovës, me akt perkates.

Leja për punën e arkivit d.m.th bërja publike e arkivit personal merret nga Drejtoria e Arkivave të Kosovës.

Arkivi personal[redakto | redakto tekstin burimor]

Arkivi privat është njësi arkivore që themelohet nga personi fizik ose personi juridik privat. Arkivi privat themelohet, organizohet dhe funksionon ashtu që janë të detyruar që ta informojnë me kohë dhe në mënyrë të rregullt Drejtorinë e Arkivave të Kosovës për materialin dhe lëndën arkivore me rëndësi të veçantë dhe me interes të përgjithshëm që e posedojnë si dhe t’i përfillin kërkesat e saj me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe përdorimit të ligjshëm. Arkivi privat i nënshtrohet regjimit publik sikundër arkivat publike. Poseduesi i lëndës arkivore private, sipas vullnetit, lëndën e vet arkivore e disponon lirshëm.

Profesionet[redakto | redakto tekstin burimor]

Punët arkivore profesionale i kryejnë punëtorët e arkivit me tituj profesionalë: ndihmësarkivist, restaurator, ndihmësarkivist i klase së I-rë, ndihmësarkivist i lartë, arkivist, konservator, arkivist i lartë, këshilltar arkivor.



Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ LIGJI PËR LËNDËN ARKIVORE DHE ARKIVAT Në amëzën assembly-kosova.org