Arlind Farizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arlind Farizi (1984) është shkrimtar, poet dhe profesor universitar shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arlind Farizi, lindi në vitin 1984 në Tetovë. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin Nerasht dhe të mesmen në Gjimnazin e përgjithshëm “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Studioi në Fakultetin filologjik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, pranë Universitetit “Kiril dhe Metodi” në Shkup. Pas diplomimit në vitin akademik 2008/09, është regjistruar në studime pasdiplomike në Fakultetin Filologjik, programi studimor Gjuhë dhe letërsi shqipe, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Magjistroi me temën: “Universi i vendlindjes në lirikat e Murat Isakut””. Në vitin 2011 ka regjistruar studimet e ciklit të tretë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, departamenti i letërsisë. Në vitin 2016 ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë: “Tipologjia e personazheve në romanet e Kadaresë. Aktualisht është mësimdhënës në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Filologjik, programi studimor Gjuhë dhe letërsi shqipe. [1]

Ka fituar disa çmime për letërsi në nivel lokal dhe ndërkombëtarë. Krahas angazhimit në procesin mësimor, është marrë vazhdimisht me hulumtime shkencore në fushën Filologjisë dhe studimeve letrare. Veprimtaria shkencore-hulumtuese e kandidatit përbëhet nga artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore ndërkombëtare, me pjesëmarrje në tubime shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare. Libra të botuar në fushën eseistikes, poezisë dhe prozës, tregimit të shkurtër, studime në fushën e shkencës së letërsisë.

Kreativiteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Farizi shkruan tregime, poezi dhe ese . Ai është autor i disa librave, [2] tre nga tregimet e tij të shkurtra janë të përfaqësuara në antologjinë maqedonase të tregimeve të shkurtra, " Xhuxhi në vendin e lulëkuqeve " ( Temlum, 2022). [3]

Ka botuar disa përmbledhje me poezi tregime, ese dhe monografi studimore:

  • Romeo patjetër duhet të vdesë – tregime,
  • Diçka si dashuri – tregime,
  • Paturpësia e mendimit – poezi,
  • Tjetri – ese,
  • Universi i vendlindjes në lirikat e Murat Isakut – monografi shkencore,
  • Tipologjia e personazheve në romanet e Ismail Kadaresë – monografi studimore,
  • Jepi zë pikëllimës – tregime,
  • Kur të shtrijë butë në prozë – tregime,
  • Dashuri në kohën e fejsbukut – tregime,
  • Letërsia e Evropës Juglindore 1 –studim,
  • Letërsia dhe kultura e telefonizimit – studim,
  • Praktikumi i gjuhës shqipe – material krestomaci,
  • Këngë që dëgjohen nga sedilja e pasme e veturës – tregime.

Çmime të fituara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Çmimi “Murat Isaku”,
  • Çmimi “Silke /Liria”,
  • Çmimi “ Shkencëtari më i ri i vitit” (për kontributin e dhenë intelektual dhe shkencor në fushën e shkencave filologjike),
  • Çmimi i tretë për prozë,
  • Çmimi i parë për krijimin më të mirë letrar në prozë,
  • Pena e artë për poezi – vendi i tretë,
  • Çmimi i tretë, “Oeneum”,
  • Çmimi Milingona e artë. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Никола Гелевски и Владимир Мартиновски (приредувачи), Џинџуџе во земјата на афионите: антологија на македонскиот краток расказ. Скопје: Темплум, 2022, стр. 366.
  2. ^ Никола Гелевски и Владимир Мартиновски (приредувачи), Џинџуџе во земјата на афионите: антологија на македонскиот краток расказ. Скопје: Темплум, 2022, стр. 366.
  3. ^ Никола Гелевски и Владимир Мартиновски (приредувачи), Џинџуџе во земјата на афионите: антологија на македонскиот краток расказ. Скопје: Темплум, 2022, стр. 291-294.