Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Arsimi i detyrueshëm, referon në arsimin e obligueshëm të rregulluar nga Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, për ata të cilët e kanë përfunduar klasën e nëntë të arsimit fillor (5 + 4) ose për personat që kanë përfunduar arsimin në sistemin e vjetër të arsimit tetëvjeçar (4 + 4) para vitit 2002 / 2003. Sipas definicioneve të SNKA, shkollimi fillor zakonisht përfundon pas pesë vitesh, ndërsa shkollimi i ulët i mesëm pas nëntë vitesh. Në këtë bazë “arsimi i detyrueshëm” në sistemin e ri të arsimit të Kosovës, paraqet përfundimin e arsimit të mesëm të ulët, sipas normave ndërkombëtare.[1]
[redakto] Burimi i të dhënave
- ^ LIGJI PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL Amëza: assembly-kosova.org
- ^ Informim për Prindët ; Amëza: bro.gov.mk