Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve.jpg

Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve Vështrim Historik - Folklorik - Politik - Gjuhësor me Autor Aristidh P. Kola dhe Përkthyer nga origjinali Aldior Agora. Shtëpia botuese 55, viti 2007.

Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse "arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re". "Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen", shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se "u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t'i pranonin si greke, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare". Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se "brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi". Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitasve. Linku i perditesuar: Arvanitët dhe prejardhja e grekëve

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]