Asgjë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Asgjë (ose asnjë gjë) është një përemër që tregon mungesën e ndonjë gjëje. Asgjë është një përemër i lidhur me mosqenien.[1] Në përdorimet jo-teknike, asgjë përfaqëson gjërat që i mungon rëndësia, interesi, vlera, përshtatshmëria, ose domethënia.[1] Mosqenia është gjendja e të qenit asgjë,[2] gjendja e mos-ekzistencës të ndonjë gjëje, ose vetia e të pasurit asgjë.

Filozofi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filozofia perëndimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa do të konsideronin studimin e "asgjësë" një përgjigje tipike e këtij lloji është shprehur nga Giacomo Casanova (1725–1798) në bisedë me pronarin e tij, një Dr. Gozzi, i cili gjithashtu ishte një prift,

Si gjithçka, për të, ishte një pikë e besimit, asgjë, në mendjen e tij, ishte vështirë ta kuptojë: Përmbytja e Madhe kishte mbuluar të gjithë botën; para, njerëzit kanë pasur fatin e keq të jetojnë një mijë vjet; Zoti bisedoi me ta; Noah i ishin dashur njëqind vjet për të ndërtuar arkën; ndërsa toka, u ndal në ajër, qëndroj pa lëvizur në qendër të gjithësisë të cilën Zoti e krijoi nga asgjëja. Kur unë i thash atij, dhe i dëshmova atij, se ekzistenca e mosqenies ishte absurde, ai ma preu shkurt, duke më thirrur budalla.[3]

Megjithatë, "mosqenia" është trajtuar si një temë serioze e vlefshme që është hulumtuar për një kohë të gjatë.

Informatikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në informatikë, "asgjë" mund të jetë një fjalë kyçe ("nothing" në VB.Net) që përdoret në vend të diçkaje të pacaktuar, një e dhënë abstrakte. Megjithatë hardueri depozitues kompjuterik gjithmonë përmban numra, "asgjë" simbolizon një numër të anashkaluar nga sistemi kur programuesi dëshiron. Shumë sisteme kanë aftësi të ngjashme por me fjalë kyçe të ndryshme, siç janë "null", "NUL", "nil", dhe "None".[4]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Nothing", Merriam-Webster Dictionary
  2. ^ definition of suffix "-ness" - "the state of being", Yourdictionary.com, [www.yourdictionary.com/ness-suffix]
  3. ^ Giacomo Casanova, The Story of My Life, p. 29, translators: Stephen Sartarelli, Sophie Hawkes, Penguin Classics, 2001 ISBN 0-14-043915-3.
  4. ^ "The None Object — Python v2.7.1 documentation". Docs.python.org. Marrë më 2010-11-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]