Atletika në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Atletika në Shqipëri, si sport që përfshin vrapimet, ecjen, kërcimet dhe hedhjen e veglave sportive, dëshmohet që në periudhën ilire. Stadiumi i Plloçës së Vlorës shërbente për atletikë. Veprimtaria e parë e organizuar është vrapimi në Shkodër më 1920. Kampionati i parë kombëtar për meshkuj u bë më 1929 në Tiranë. Pas çlirimit të vendit, atletika u bë sport masiv, ushtrimet e atletikës u futën në edukimin fizik në shkolla. Kishte një kalendar vjetor që përmbante veprimtari kombëtare, që drejtoheshin nga Federata Shqiptare e Atletikës.