Austin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Austin
Austin
Qytet
noform
Pamje nga Austin
Vendndodhja
Austin (SHBA)
Austin
Administrimi
Shteti Flamuri SHBA
Shteti federal Texas
Qarku Travis, Williamson, Hays
Kryetari i Bashkisë Lee Leffingwell
Statistika dhe Transporti
Lartësia 149 m (m.n.d.)
Themelimi 1835
Sipërfaqja 704 km2
Zona Kohore UTC-6
Verore UTC-5
Kodi Postal 78701-78705, 78708-78739, 78741-78742, 78744-78769
Prefiksi 512, 737
Koordinatat 30° 15′ 0″ Veri

97° 45′ 0″ Perëndim

Demografia
Popullsia (2011) 820.611 banorë
Dendësia 1.259,8 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.ci.austin.tx.us


Vendodhja e Austin në Teksas

Austin (shqiptohet Ostin) është kryeqyteti i shtetit të Teksasit të SHBA-së dhe qendra e rrethit Travis.

Austin ndodhet në Teksasin Qendror. Ai është qyteti i katërt më i madh në Teksas për nga popullsia dhe i 15-ti më i madh në Shtetet e Bashkuara. Austin ishte qyteti i tretë me rritjen më të shpejtë në SHBA në vitet 2000-2006. Austin kishte një popullsi prej 786.382 banorë në regjistrimin e vitit 2009.

Zona u banua në vitet 1830 në brigjet e lumit Kolorado nga të ardhurit e parë që i vunë emrin fshatit Waterloo. Në 1839, Waterloo bë kryeqyteti i Republikës së re të pavarur të Teksasit. Qyteti u riemërua për nder të Stephen F. Austin, i njohur si babai i Teksasit. Qyteti u rrit gjatë gjithë shekullit të 19 dhe u bë një qendër për qeverinë dhe arsimin me ndërtimin e godinës së parlamentit të Teksasit dhe të Universitetit të Teksasit. Pas një ngadalësimi në rritje nga Depresioni i Madh, Austin rifilloi zhvillimin e tij në një qytet të madh në vitet 1980 dhe arriti të bëhet një qendër për teknologji dhe biznes. Sot, zona e Austin është qendër për shumë kompani, duke përfshirë edhe selitë e katër korporatave të mëdha: Whole Foods Market, Freescale Semiconductor, Forestar Grup, dhe Dell. Më 12 mars 2010, Facebook pranoi një leje për të ndërtuar një zyrë në qendër të qytetit që mund të sjellë deri 200 punë në qytet.