Aya Sofia
Aya Sofia (gr. Ἁγία Σοφία; Dituria e Shenjtë, tr. Ajasofja) apo bazilika e Shën Sofisë në fillim ishte kishë, me pushtimin e Konstantinopojës nga osmanët u kthye në xhami dhe sot është muze i qytetit turk të Stambollit. Aya Sofia u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë.
Aya Sofia është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë elementet e ndërtimit kishëtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e Rilindjes evropiane).
Përmbajtja |

