Kisha ortodokse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shenja e ortodoksisë
Katedralja e Tiranës
Katedralja e Korçës

Kisha ortodokse është një prej besimeve më të përhapura të krishtera, me një numër prej afro 225-300 milionë besimtarësh, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim (dy besimet tjera, katolike dhe protestante kanë 1027 dhe 316 milionë besimtarë). Në Lindje ortodoksia greke bashkon mëse 11% të besimtarëve.

Kishat ortodokse të kombeve te ndryshme janë autoqefale (pamvarura, nga greq. avto-vete, dhe kefalo-kokë) çka do te thote se drejtohen vete por pranojne nje kryetar nderi te Patriarkanes se Konstandinopolit; kishat ortodokse me te rendesishme janë ato greke, ruse, serbe dhe ajo rumune.

Domethënia e ortodoksisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Emertimi "ortodoks" (nga greq. όρθος, órthos, "i drejtë", dhe δόξα, dhóxa, "lavdi" dhe "mesim, besim") - fjale për fjale "besim i drejte", i vertete. Rreth kuptimit te pare, tradita kishtare shton edhe nje te dyte, qe ploteson te parin: ate te "lëvdatës së drejtë".

Lindja e ortodoksisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Mund te datohet rreth fundit te qindvjeçarit te II, kur filloi te largohej nga modeli hebraiko- i krishtere dhe nisin te mbahen keshillet e pare te medhenj ekumenike pasues te atij te Jeruzalemit. Por, emertimi "ortodoksi" u perdor vetem pas Skizmës së Lindjes ne vitin 1054, për te dalluar kishat lindore me ate romake.

Besimi[1][redakto | redakto tekstin burimor]

Trinia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesorë : Trinia

krishterim Trinia është mësimi që pohon se Perëndia (Zoti) është një Qenie e vetme që ekziston, njëkohësisht dhe në amshim, si një bashkim i tre personave (personae, prosopa) : Ati (Burimi, Lartmadhëria e Amshuar, Krijuesi i gjithësisë) ; Biri (i lindur nga Ati para krijimit të botës, Fjala ose Fjala e Amshuar, mishëruar si Jezusi i Nazaretit, bërë njeri, lindur (trupërisht) nga gjiri i Virgjëreshës Mari, shpëtimtari); dhe Shpirti i Shenjtë (që Ati e dërgon në emër të Krishtit për të mësuar dhe kuptuar të vërtetat e zbuluara). Që nga qindvjeçari i 4-t e.r , në Krishterimin e Lindjes dhe të Perëndimit, ky mësim është shpallur si "Një Perëndi në Tre Persona", që të tre si "persona" të ndryshëm dhe të bashkë amshuar ose "hypostases", ndajnë një thelb të vetëm Hyjnor, qenie, apo natyre.

  • Shëlbimi
  • Tradita
  • Bibla
  • Mëkati dhe shpëtimi
  • Mishërimi
  • Theotokos
  • Kuptimi i emërtimit mister
  • Ringjallja
  • Shenjtorët

Ndarja sipas kanunit[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesorë Hapsira e juistriksionit territorial sipas ligjit të kanunit
Artikulli kryesorë Fenomeni i kishave etnike

Fillet e ndarjes së hapësirës territoriale të veprimit të kishave gjenden në kohën fillestare të përhapjes së krishtimit. Në antikë secili qytet (në hapësirat e krishtera) ka pasur një kishë me një administratorë të saj i cili organizonte shërbimet e krishtere. Përshkuake të persekutimit në atë kohë ishte i vështirë përcaktimi i kufirit të hapësirës ndikuese. Kështu që ndodhte që brenda një qyteti të ishin dy administrues. Me pranimin e fesë krishtere na romakët, autoritete e kishës ishin në gjendje të kufizimit të hapësirës së veprimit të priftërinjve.

Me kalimin e kohës në vitet e pushtimit osman përshkuake të vështirësive në komunikim vije tek ndarja e kishës në Rusinë e vogël dhe të madhe me ndarjen e kishës në Konstatinopole (Stamboll). Kjo ndarje bëhet zyrtare më 1459 dhe kisha në Moskë shpallet si Metropolitani i Moskës. Ndërsa në vitin 1588, Patriku i Konstatinopolës, Jeremiah II, shkon në Moskë dhe aty nën presion më 26 janar 1589 pajtohet që të shpallë metropolitanin e Moskës Patrialkanë.

Kjo ndarje ehe pse nuk ishte ndarje etnike nga patriotët rusë roli i kishës përdorej edhe për qëllime tjera kombëtare apo si thonë klerikët raciale. Kështu nga kjo ditë deri më sot të gjithë anëtarët e kishës ortodokse Ruse janë shpallur si të ishin të kombësisë (racës) ruse.

Sido që të jetë kjo nuk kishte ndonjë rol të madh nacionalist deri në vitet pas shpërbërjes së perandorisë Osmane, dhe hyrjes në modë të nacionalizmit në Ballkan. Në Ballkan autoritete kishtare të ndikuar nga nacionalistët shpejtojnë që ndarjen e vjetër territoriale të kishës ortodokse ta shpallin si ndarje nacionale të territoreve. Me këtë dukuri vije deri te ndërrimi i zyrtarë i racës dhe gjuhës së popujve. Kështu p.sh. anëtarët e kishës ortodokse në Kninë shpallën si pjesëtarë të nacionalitetit serb edhe pse ata nuk kishin asgjë të bënin me kulturën dhe me racën serbe. Fatkeqësisht kjo dukuri ka bërë që në Ballkan të zhduket kultura e popujve të vjetër të cilët besonin në kishën ortodokse dhe trashëgimia e tyre kulturore dhe territoriale të manipulohet nga shtete dhe kishat nacionale.

Sido që të jetë sipas ligjeve të kanunit të kishës ortodokse edhe kishat e shpallura si nacionale duhet të dinë se antarët dhe kishat e atyre anëtareve që gjenden në pjesen e kufirit të zgjeruar të shteteve të tyre, nuk i takojnë nacioneve të tyre dhe kulturës së tyre por ato ekzistojnë si të tilla përshkake të rrethanave politike[2] Duke marrë parasysh këtë në botë kisha ortodokse ndahet në:

  • Patrikana e Konstantinopojës
  • Kisha e Aleksandrisë
  • Kisha e Antiokës
  • Kisha e Jeruzalemit
  • Kisha Ruse
  • Kisha Serbe
  • Kisha Rumune
  • Kisha Bullgare
  • Kisha Gjeorgjane
  • Kisha Qipriote
  • Kisha Greke
  • Kisha Polake
  • Kisha Shqiptare
  • Kisha Çeke dhe Sllovake
  • Kisha Amerikane
  • etj

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Besimi Ortodoks
  2. ^ Territorial Jurisdiction According to Orthodox Canon Law., prill 2007 në internet.

orthodox church

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]